Historianët reagojnë ndaj fjalimit të Papa-s

Bardakçı tha se Papa Françesku, gjatë fjalimit të mbajtur në Vatikan në meshën e pashkëve përpara besimtarëve armenë, injoroi aktet e panumërta të vendit të tij.
 
Historiani turk, Murat Bardakçi në shkrimin e tij të botuar në gazetë, u shpreh me këto fjalë: ‘Buzëqesha duke dëgjuar deklaratat e Papa Françeskut në fjalimin që mbështeste pretendimet e armenëve në lidhje me ngjarjet e vitit 1915. Pasi Papa është argjentinas, pra nga vendi që hapi krahët për të mirëpritur nazistët. Ndërkohë që ai fliste, duket se kishte harruar historinë e vendit të tij”. 
Në artikullin e sotëm, historiani Bardakçı tha se Papa Françesku, gjatë fjalimit të mbajtur në Vatikan në meshën e pashkëve përpara besimtarëve armenë, injoroi aktet e panumërta të vendit të tij.
Ai harroi që qindra kriminelë lufte, kaluan në atdheun e tij një jetë të gjatë dhe të rehatshme dhe Argjentina, gjykatave ndërkombëtare dhe vendeve që kërkuan ekstradimin e këtyre personave ju përgjigj me fjalët: “Nuk dimë gjë për ta, nuk jetojnë këtu”.
“Në emër të Atit, të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë, Zoti e faltë Papën dhe i dhëntë atij memorie”.
Artikulli paraprakPeja, edhe më tërheqëse për turistët (Video)
Artikulli vijuesNëse nuk ndodh kështu, atëherë mos ta presim suksesin