Paramilitarë serbë do të bëhen gardianë burgjesh

 
Midis punonjësve të burgjeve të Kosovës do të ketë edhe pjesëtarë të Mbrojtjes Civile (MC), së cilës autoritetet shtetërore i janë referuar gjithherë si organizatë paramilitare serbe. Integrimi do të marrë start të hënën e ardhshme, kur parashihet të dorëzohen pikat vëzhguese që këta pjesëtarë mbajnë prej vitesh në veri.
 
Rekrutimi i pjesëtarëve të burgjeve do të bëhet brenda dy muajsh. Kjo parashihet në marrëveshjen 20-pikëshe për MC-në, e cila mban vetëm inicialet e ministres së dialogut, Edita Tahiri, shkruan “Koha Ditore”.
 Aty thuhet se procesi i integrimit të individëve do të jetë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit dhe të Ligjit për shërbim civil të Kosovës.
 Dokumenti dyfaqësh jep të dhënën se si Beogradi ka paraqitur një listë me 751 anëtarë të MC-së që do të integrohen në institucionet e Kosovës. E në anën tjetër, Prishtina ka ofruar gjithsej 483 pozita në veri, 80 prej të cilave në Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave dhe 25 në Shërbimin Korrektues të Kosovës./mesazhi
 
Artikulli paraprakSULMOHET ME GRANATË STACIONI I POLICISË NË ZUBIN POTOK
Artikulli vijuesImami i akuzuar për terrorizëm, kërkon Sali Berishën dëshmitar