U nënshkrua kontrata për dhënien në koncesion të Qendrës Turistike të Brezovicës.
U nënshkrua kontrata për dhënien në koncesion të Qendrës Turistike të Brezovicës, e cila pritet të hyjë në fuqi pas gjashtë muajve, kështu duke i dhënë mundësi koncesionarit francez MDP consalting për t’i siguruar mjetet financiare.
Ministrja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami tha se për 3 vjet në Brezovicë do të investohen nga kozorciumi 167 milionë euro. /rtk