Simptomat e sulmit të panikut

Sulmi i panikut është i përcjellë me ndjenja të sikletshme që krijohen pa ndonjë shenjë apo paralajmërim më të hershëm. Këto sulme mund të ndodhin në cilindo moment, madje dhe gjatë gjumit.
 
Personi që përjeton sulme të panikut ka ndjenjën që është në pyetje sulmi në zemër dhe që do të vdesë menjëherë, transmeton Koha.net. Frika dhe ndjenja e sikletit të cilat janë të pranishme gjatë sulmit nuk mund të krahasohen me asnjë situatë tjetër të përditshme.
 
Simptomat më të shpeshta të sulmit të panikut janë:
 
• Puna e shpejtuar e zemrës;
• Ndenja e dobësisë, marramendja dhe të rënit fikët;
• Ndjesia e therjes në duar dhe gishta;
• Ndjenja e frikës nga vdekja e papritur;
• Dhimbjet në gjoks;
• Problemet me frymëmarrje;
• Reduktimi i vetëkontrollit;
• Djersët e ftohta.
 
Sulmet e panikut në parim janë të shkurtra, zgjasin më pak se 10 minuta. Personat që kanë përjetuar një herë sulm të panikut e përjetojnë më shpesh, në krahasim me personat që nuk e kanë përjetuar kurrë.
 
Personat të cilët kanë përjetuar njëherë sulme të panikut ndjejnë ankth dhe frikë kronike sepse nuk mund të parashikojnë kur do të ndodhë sulmi i ardhshëm. Femrat dyfish më shpesh përjetojnë sulme të panikut.
 
Ekspertët ende nuk e dinë arsyen e saktë të këtyre sulmeve. Megjithatë, është dëshmuar që sulmet janë më të shpeshta te personat që momentalisht janë duke kaluar nëpër ndryshime të mëdha jetësore (martesa, lindja e fëmijës, punësimi i parë). Po ashtu ekzistojnë dëshmi që sulmet e panikut barten gjenetikisht.
 
Personat që vuajnë nga sulmet e panikut kanë rrezik më të madh nga krijimi i depresionit, kryerja e vetëvrasjes ose keqpërdorimi i alkoolit ose drogës.
 
Fatmirësisht, sulmet e panikut mund të shërohen. Psikoterapia ose ilaçet janë treguar të suksesshme, transmeton Koha.net. Nëse ilaçet janë të domosdoshme, doktori juaj do t’ju rekomandojë ilaçe kundër ankthit, por edhe ilaçe kundër depresionit të cilët njëkohësisht lehtësojnë ankthet.
 
Sulmet e panikut janë diçka për çka njerëzit nuk flasin me shumë qejf, sepse personat që kalojnë nëpër sulmet e tilla shpesh mendojnë që janë të çrregulluar mentalisht dhe vjen deri te krijimi i ndjenjës së turpit para publikut. Nëse kaloni nëpër këto sulme, mos hezitoni të kërkoni ndihmë nga familja, miqtë partneri ose eksperti./KOHA
Artikulli paraprakManchesteri në garë për Gersonin
Artikulli vijuesCavendish: Pavarësisht problemeve, arrita të fitoj Garën e 51-të Presidenciale të çiklizmit në Turqi