Si t’i shmangni puçrrat dhe shenjat në fytyrë?

Stina e vjeshtës konsiderohet si periudha e shtimit të shenjave dhe puçrrave në fytyrë.

Gjatë verës nuk kemi shumë probleme, sepse funksionet e lëkurës janë në nivele normale. Energjia e marrë nga rrezet ultraviolet ekuilibron prodhimin e yndyrës në lëkurë. Edhe nën efektin pastrues të ujit të detit shenjat në fytyrë pothuajse zhduken plotësisht. Kështu kalojmë një verë të lumtur nën shoqërinë e një lëkurë të nxirë dhe pa shenja apo puçrra.
Mesatarja e lagështirës së lëkurës është shumë e rëndësishme gjatë ndryshimeve stinore. Sepse lëkura e ndikuar nga rrezet UV gjatë verës, me ardhjen e stinës së vjeshtës thahet dhe dëmtohet më shumë. Bashkë me ftohjen dhe uljen e temperaturave fillon të pakësohet dhe sasia e ujit që përmban lëkura. Si rezultat i kësaj, produktet e përdora gjatë verës nuk mjaftojnë të njomin lëkurën tonë. Ndërkohë që njomësit e përdorur gjatë verës mjaftonin për ta mbajtur atë sa më vitale, me ardhjen e stinës së vjeshtës kërkohen njomës më të forte, kremra shtesë dhe maska ushqyese. Veçanërisht fytyrat me yndyrë, në fillim thahen më pas forcohen. Dhe fatkeqësisht puçrrat fillojnë të dalin një nga një.
Për të shmangur probleme të tilla mund të konsultohemi edhe me një dermatolog ose të marrim masa parandaluese.

Përkujdesje profesionale

Specialisti profesional e pastron fytyrën nga qelizat e vdekura duke përdorur peeling. Lëkura bëhet më e shndritshme, më e shëndetshme dhe e prirur të mirëpresë aplikacionet e tjera. Për të shmangur pikat e zeza dhe puçrrat mund të përdoret serum me vitaminë A, hidro-locion, maskë bio-heating, serum pastrues etj.

Përkujdesje në shtëpi

Pastrojeni fytyrën në mëngjes dhe darkë me pastrues të përshtatshëm, më pas fshijeni me tonik, pastaj përdorni njomës që ekuilibron lagështirën dhe yndyrën e fytyrës.

Ushqimi

Gjatë ndërrimit të stinëve ulet rezistenca e trupit. Për këtë arsye mundohuni të konsumoni frutat dhe zarzavatet e stinës, produktet e detit dhe shtoni energjitë e trupit tuaj duke mos i lënë tre vaktet./start/kohaislame

Artikulli paraprakSiri: Forcat çlirimtare vrasin shefin e lartë të inteligjencës së regjimit
Artikulli vijuesSëmundjet më vdekjeprurëse në botë