Tërmeti në Nepal nxjerr në shesh skandalin e homoseksualëve izraelitë

Tabloja që po del në shesh prej tërmetit të frikshëm që ndodhi në Nepal në fundjavën që lamë pas, po merr përmasa të shqetësuese nga momenti në moment. Mirëpo, evakuimi i shtetasve izraelitë nga ana e shtetit të Izraelit, nxori në pah edhe tregtinë e fëlliqur të Izraelitëve.
 
Me këtë rast, doli në pah se Izraeli ka ngritur një “treg të nënave bartëse” për shtetasit homoseksualë izraelitë të cilët dëshirojnë fëmijë. Ky skandal u bë i qartë kur qeveria e Tel Avivit ka dërguar avionë të posaçëm ushtarakë për të evakuuar homoseksualët izraelitë të cilët gjendeshin në Nepal për t’u bërë prindër me anë të teknikës “nënë bartëse” në këmbim të parave.
 
Dhjetëra “nëna bartëse” janë evakuuar nga zona së bashku me fëmijët e porsalindur dhe familjet e tyre izraelite. Nepali është një nga vendet e preferuara të homoseksualëve izraelitëve në lidhje me këtë çështje, sepse në Izrael, kjo gjë është e ndaluar me ligj. Ata që shkojnë në Nepal për t’u bërë prindër në këtë mënyrë, kalojnë aty afërsisht një muaj.
 
Ndërkohë që prej tërmetit 7.8 ballësh dhe rrëshqitjeve të tokës, numri i viktimave ka kaluar numrin 5.000, pritet që numri i tyre të shkojë deri në 10.000./alzamanpost
Artikulli paraprakIndustria fitimprurëse e Islamofobisë (pj.2)
Artikulli vijuesVenitem