Milani dëshiron ta rikthejë Ibran

Milani raportohet se synon ta rikthejë sulmuesin Zlatan Ibrahimovic në San Siro.
Është konfirmuar se biznesmeni tajlandez, Bee Taechaubol, do të blejë një pjesë të aksioneve në klub, edhe pse Berlusconi insiston në mbajtjen e shumicës së aksioneve.
 
Pavarësisht kësaj, arritja e Mr Bee në klub do t’i jepte një “infuzion” skuadrës italiane për të sjellë përforcimet e duhura.
 
Miliarderi tajlandez mësohet se dëshiron ta rikthejë në klub sulmuesin e PSG, Zlatan Ibrahimovic.
 
Madje mësohet se Berlusconi tashmë ka vënë kontakte me agjentin e Ibras, Mino Raiola, për ta diskutuar mundësinë. /Telegrafi/ 
Artikulli paraprakNeuer “kërcënon” Messin
Artikulli vijuesMercedes C400 me paketë të re