Kinë: Një universitet në qytetin Xian ndalon bartjen e hixhabit

Një universitet në Kinën qendrore ka shkaktuar polemika pasi që u ndaloi hixhabin në kampin universitarë disa studenteve.
 
Universiteti Shaanxi Normal në qytetin Xian, një qytet me shumicë muslimane, ka urdhëruar nëntë studente muslimane të heqin hixhabin në muajin prill që më vonë në fillim të majit të njoftoj ndalimin e hixhabit në kampusin universitarë.
 
Edhe një student musliman është akuzuar për “predikim të paligjshëm” pasi që u pa duke lexuar Kuran në kafenenë e të njëjtit universitet.
 
“Ne i pranojmë traditat e tyre. Mirëpo, ne, nuk lejojmë që studentët të përfshihen në aktivitetet fetare”, ka shkruar Li Chenzi, zyrtar i universitetit, në faqen Zhihu.com./ipress
Artikulli paraprak Historianët e Deçanit : Isa Boletini në Boletin e jo në Vlorë
Artikulli vijuesParlamenti brazilian nderon muslimanët