Policia e Kosovës bastis familje të të përfshirëve në Kumanovë

Policia e Kosovës ka ndërmarrë sot një aksion të gjerë në tërë Kosovën, për të bastisur familjet e të gjithë të përfshirëve në konfliktin e fundjavës së kaluar në Kumanovë.
 
Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, ka thene se kanë filluar një aksion të bastisjes në shumë rajone të Kosovës. Ai ka thënë se detajet e tjera do t’i bëjnë publike gjatë ditës.
 
Në konfliktin e së shtunës dhe së dielës së kaluar në Kumanovë, kanë marrë pjesë disa qytetarë, shtetas të Kosovës.
 
Disa prej këtyre pjesëmarrësve nga Kosova raportohet se janë arrestuar dhe po ashtu në mesin e tyre është konfirmuar se ka edhe të vrarë.
 
Ndonëse është bërë gati një javë, autoritetet në Shkup ende nuk e kanë bërë publik identitetin e viktimave që mbetën të vrarë në këtë përleshje.
 
Deri tash, MPB-ja e Maqedonisë ka zbardhur identitetin e vetëm tre anëtarëve të grupit të armatosur, Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj nga Kosova dhe Nusret Kaloshi nga Shkupi.kohaislame
Artikulli paraprakNice: Gjykata Speciale është çështje politike
Artikulli vijuesCertifikohen 25 instruktorë të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes