Viti 2015 nisi me vajza, ndërsa gjinia femërore ka prirë edhe gjatë vitit 2014. Veçori e lindjeve në Kosovë janë edhe emrat… Secili vit ka një trend të emërimit të foshnjave. Te lindjet që u bënë në Prishtinë, prijnë emrat Amar, Ajan, Alea dhe Tuana. Amari është trenjak, por kjo nuk është e vetmja gjë që e veçon. Emri i tij ka qenë më i shpeshti gjatë vitit 2014 në lindjet e bëra në Klinikën Gjinekologjike të Prishtinës. 145 djem kanë marrë këtë emër deri në fund të dhjetorit. Pas Amarit radhiten emrat Ajan, Anuar dhe Diar, përcjell koha.net. Ndërkohë, te vajzat prijnë 107 Alea dhe 84 Tuana. Emri Tuana prindërit thonë se u pëlqeu më së shumti. Ofiçari në Qendrën Gjinekologjike ka thënë se trend janë emrat fetarë. Sipas tij, fenomeni i emrave është i përvitshëm. Nëse në fillim të 2000-ës prinin djemtë me emrin Rron, numri i tyre tani është shumë i vogël. Ndër emrat më të përdorur janë edhe Omer, Anik, Eris, Noar dhe Erina, Medina, Buna e Sara.
Artikujt e fundit
Ish shef i misionit amerikan në Kosovë: mungesa e vëmendjes amerikane u ka dhënë...
Ish shef i misionit amerikan në Kosovë: mungesa e vëmendjes amerikane u ka dhënë mundësi lobistëve që ka punësuar Beogradi, që të ndikojnë në...
Tabela e shkurtimeve te fjalorët e shqipes
Tabela e shkurtimeve është listë në një fletë të fjalorëve që jep shpjegime për shkurtimet e fjalëve dhe shenjave të përdorura në atë fjalorë....
Pamje nga aksioni i Policisë së Kosovës në Zubin Potok
Aksioni i filluar në mëngjesin e ditës së sotme në Veri të Kosovës po vazhdon. Në hyrje të Zubin Potokut Policia e Kosovës ka...