Brenda një viti braktisen 50 foshnje në Kosovë

Me rastin e “Ditës Ndërkombëtare të Familjes” Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (DKRS) në Komunës së Prishtinës DKRS, ka organizuar një diskutim me pjesëmarrësit e rinj nga Qendra Rinore si dhe fëmijët e Qendrës Kulturore të Fëmijëve
 
Përfaqësues të koalicionit të OJQ-ve “KOMF” kanë thënë se pas lufte janë 1200 fëmijë pa përkujdesje prindërore, 600 prej të cilëve kanë mbetur pa prindër gjatë luftës.
 
 
“Një dukuri tjetër shqetësuese është edhe braktisja e foshnjave pasi që, sipas saj, çdo vit mesatarisht braktisen nga 50 foshnje në Kosovë”, ka thënë Donjeta Kelmendi përfaqësuese e këtij koalicioni të OJQ-ve.
 
Ajo ka theksuar se ndonëse Kosova për shkak të statusit të saj politik ende nuk e ka të ratifikuar konventën ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve, megjithatë ligjet e Kosovës, si ligji për familjen dhe mbrojtjen e fëmijëve, bazat i ka pikërisht në këto konventa dhe kjo dukuri është shqetësuese.
 
Këto komente u thane me rastin e “Ditës Ndërkombëtare të Familjes”.
 
Drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (DKRS) në Komunës së Prishtinës DKRS, Saranda Bogujevci , ka deklaruar se familja e shëndoshë është themeli i një shoqërie të shëndoshë.
 
“Shkaku që në të kaluarën kemi qenë popull pa institucionet tona, institucioni i vetëm nëse mund ta quaj kështu që ka luajtur rol të veçantë dhe ka pasur rëndësi në formimin e individit ka qenë familja. Andaj, edhe sot kur kemi më shumë përparësi në krahasim me të kaluarën, asnjëherë nuk duhet të harrojmë rëndësinë dhe rolin e familjes në shoqëri”, ka theksuar Bogujevci.
 
Nxënësit dhe fëmijët e pranishëm treguan një interesim të jashtëzakonshëm ndërsa kërkuan që në të ardhmen të ketë më shumë informata lidhur me qendrën e strehimit të fëmijëve dhe kërkuan angazhim të shtuar në këtë drejtim të Qendrës për Punë Sociale që vepron në kuadër të Komunës së Prishtinës.
 
Gjithashtu, pjesëmarrës në debatin e organizuar lidhur me “Ditën Ndërkombëtare të Familjes” ishte edhe Vehbi Mujku, drejtor i Qendrës për Punë Sociale si dhe Rudina Ademi Shala nga OJQ “Save dhe Children”.
 
Në Kombet e Bashkuara, 15 Maji shënohet Dita Ndërkombëtare e Familjes. Kjo ditë njihet në botë që nga viti 1993, kur u soll rezoluta për shënimin e Ditës së Familjes. Familja si shtyllë e çdo shoqërie mbrohet nga Kombet e Bashkuara në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut.
 
Gjithashtu, pjesëmarrës në debatin e organizuar lidhur me “Ditën Ndërkombëtare të Familjes” ishte edhe Vehbi Mujku, drejtor i Qendrës për Punë Sociale si dhe Rudina Ademi Shala nga OJQ “Save dhe Children”./lajminet/
 
Artikulli paraprakPublikohen emrat e 10 personave të vrarë në Kumanovë
Artikulli vijuesKushdo që ka kaluar kufirin me Maqedoninë do t'i nënshtrohet procedurave hetimore?