Liria ndërmjet Islamit dhe demokracisë

Liria ndërmjet Islamit dhe demokracisë
 
Nuk gjendet fjalë të cilën e këndojnë popujt dhe ua do zemra sikurse fjala “Liria”! E këndojnë në çdo vend, e shfaqin në çdo ligjëratë, artikull dhe libër, e ngrinin si simbol, e kanë bërë synim të vetin në jetë, për të cilin synim flijojnë çdo gjë të shtrenjtë dhe me vlerë. Shumë herë thirren në te por nuk dinë se çka dëshirojnë prej saj! Saqë kjo fjalë, për shkak të sprovimit të njerëzve me këtë fjalë, është bërë mjet për të arritur pushtetarët dhe politikanët në qëllimet, synimet dhe interesat e tyre të ngushta e për tu drejtuar shikimet e njerëzve kah ata!
Liria në shumicën e rasteve është bërë mjet dhe shkak për të mbytur lirinë dhe liritë dhe për ti shpallur luftë shumë popujve! Ata e shfaqën demokracinë si të vetmen e cila ua realizon lirinë njerëzimit, sepse ajo në bazë të lirisë është ngritur, andaj prej gjërave të ndërlidhura ngushtë me thirrjen në liri është edhe thirrja në demokraci. Sikurse secila prej tyre të jetë ngushtë e ndërlidhur me tjetrën dhe të shpie tek tjetra. Ashtu që ai që e do lirinë dhe çlirimin doemos duhet të thërras në demokraci dhe ta do atë dhe e kundërta, secili që është armik i demokracisë është edhe armik i lirisë, siç pretendojnë ata!
Pyetja që parashtrohet tani është: a është demokracia, ashtu si ushtrohet në shtetet më të zhvilluara perëndimore, garanci për realizimin e lirisë për të cilën ka nevojë dhe të cilën e dëshiron njeriu dhe e ngritë në shkallën e nevojshme dhe të kërkuar të lirisë?
Cili është kualiteti, cilësia dhe kufijtë e lirisë të cilën ua garanton demokracia popujve?
A është vërtetë i lirë njeriu amerikan ose ai evropian dhe liria të cilën e përjeton në vendin e vet a është me të vërtetë liri, ose pjesë e lirisë?
Islami a bie ndesh me principin e lirisë, a e konfirmon atë dhe a thërret ne te?
Nëse e konfirmon, si e sheh lirinë, si e ushtron atë dhe çka është e ndaluar dhe çka është e lejuar prej saj?
Liria të cilën e kërkon Islami a është po e njëjta të cilën e kërkon demokracia, ose ka dallim mes tyre?!
Cila prej tyre është më e vërtetë dhe e realët në drejtim të realizimit të lirisë së synuar, Islami apo demokracia?!
Këto pyetje dhe tjerat të ngjashme me to na shtyjnë të bëjmë krahasime mes lirisë që e dëshiron Islami dhe që e ka ushtruar 1400 vjetët e kaluara, dhe e ushtron sot e kësaj dite e thërret ne te dhe lirisë që e dëshiron demokracia dhe që e ushtrojnë shtetet dhe shoqëritë më të zhvilluara të demokracive bashkëkohore. Të shohim se cila është më e dobishme, më e vërtetë dhe e shëndoshë, cila është më afër të vërtetës dhe të saktës!
Lirinë në demokraci e përcakton njeriu i mangët dhe i dobët dhe ai përcakton të lejuarën dhe të ndaluarën, sipas asaj që i dikton epshi dhe lakmia. Që domethënë se hapësira e lirisë herë zgjerohet e herë ngushtohet, varësisht nga ajo që e sheh njeriu ligjvënës për çdo ditë dhe për çdo rast dhe varësisht nga ajo që e sheh se është me interes!
Kjo domethënë se popujt janë laboratori eksperimentimi dhe janë në ndryshim dhe bredhje të vazhdueshme në atë që u lejohet edhe asaj që u ndalohet prej lirisë…!
Kurse lirinë në Islam e përkufizon dhe i përkufizon kufijtë e të lejuarës dhe të ndaluarës prej saj, vetëm All-llahu, i Lartësuar, Krijuesi i njeriut, i pastërti nga cilësitë e mangëta ose nga dobësia njerëzore, Ai që e Di gjendjen e robërve të vet, çka u përshtatet dhe për çka kanë ata nevojë. Andaj liria në Islam është statike dhe stabile. Ajo që ka qenë e lejuar prej lirisë për njeriun para 1400 vjetëve është e lejuar edhe sot edhe deri në ditën e kiametit. Secili njeri i din detyrat dhe obligimet e veta dhe hapësirën në të cilën mundet të lëvizë si e drejtë të cilën ia ka dhënë All-llahu i Lartësuar!
Ajo dallohet me të vërtetën dhe drejtësinë absolute, sepse buron prej Zotit, për dallim nga liria në demokraci e cila buron nga njeriu, i cili ka gjasa reale të bëjë padrejtësi, gabim dhe të ketë mangësi!
Liria në demokraci i mundëson njeriut të jetë i lirë në kufijtë e të lejuarës, të cilën ia kanë dhënë ligjvënësit prej njerëzve!!
Kurse liria në Islam i mundëson njeriut të lëvizë në kufijtë e të lejuarës të cilën ia ka dhënë All-llahu dhe i ka lejuar robit të vet që t’i konsideron të lejuara dhe të kënaqet me to!
Liria në demokraci e lufton dhe mohon të keqen, për të cilën janë të pajtuar ligjvënësit njerëz, kurse prej gjërave të ndërlidhura ngushtë me këtë, pasi që ata kanë injorancë, mangësi dhe paaftësi, shumë pjesë të së keqes i fusin në kufijtë e të mirës dhe të lejuarës dhe shumë të mira t’i fusin në kufijtë e të keqes së ndaluar fetarisht dhe racionalisht!
Sa gjëra i kanë lejuar nën titullin e lirisë kurse pas kësaj u është bërë e qartë gabimi dhe padrejtësia dhe e kanë rrënuar dhe ndaluar… Sa i gjëra i kanë ndaluar dhe i kanë penguar, pastaj u është shfaqur dobia e tyre…e i kanë lejuar. Krejt kjo e pakëson vlerën e lirisë të cilën e pretendojnë ata!
Kurse liria në Islam e lufton dhe mohon të keqën, për të cilën ka gjykuar Zoti se është e keqe…pas së cilës nuk ka të mirë. Duke u bazuar në atë që theksuam më herët se All-llahu është i pastër nga gabimi ose rrëshqitja, andaj Ai vetëm të mirën dhe të dobishmen e lejon, kurse vetëm të keqen dhe të shëmtuarën e ndalon! All-llahu është i bukur dhe e do të bukurën, andaj vetëm të bukurën e legalizon, i pastër qoftë Zoti nga legalizimi dhe lejimi i të shëmtuarës!
Nga kjo kuptojmë se liria në Islam, në të gjitha mejdanet, ec përkitazi me të bukurën dhe bukurinë dhe largohet tërësisht nga çdo e fëlliqur dhe e shëmtuar!
Liria në demokraci robërit i bën robër të robërve, i bën skllevër nën sundim të skllevërve, të cilët ndoshta janë edhe më të ultë se ata vet, e të cilët kanonizojnë, ndalojnë dhe lejojnë, e të tjerët duhet nënshtruar, respektuar, dorëzuar dhe mposhtur…!
Çfarë lirie është kjo me këtë robëri ndaj krijesës?!
Kurse liria në Islam vepron që ta çliron njeriun, secilin njeri, nga robëria ndaj robërve në robërinë e Zotit të robërve [subhanehu ve teala].
Robëria e njeriut ndaj Zotit është krenari, mburrje, ngritje dhe nderi kulminant, kurse robëria ndaj krijesave të dobëta dhe të paafta është padrejtësi, nënçmim, humbje dhe dënimi kulminant!
Liria në demokraci e bën njeriun t’i nënshtrohet shumë ndikimeve dhe presioneve të jashtme të cilat ia humbin një pjesë të madhe të lirisë së zgjedhjes dhe mendimit: presioni i medias me gjitha degët e saja, specializimet dhe mjetet e veta, presioni i nxitjes së epshit dhe mjeteve të dëfrimit me të gjitha llojet dhe ngjyrat e veta, presioni i nevojës dhe punës së palodhshme për të fituar kafshatën e bukës, presioni i magjistarëve nga radhët e politikanëve, priftërinjtë e murgjërit dhe falsifikimi i të vërtetave, presioni i drogës dhe dehjes të përhapura në çdo vend dhe në fund sinjalizimi për përdorim të shkopit të terrorit dhe kërcënimeve fizike dhe materiale ndaj atyre që u rezistojnë mbarë këtyre mjeteve të presionit, kurse vetëm ai të cilin e ka mëshiruar All-llahu mundet tu rezistojë këtyre presioneve, e ata janë shumë pak!
Këto presione dhe ndikime e zhveshin individin nga cilësia e lirisë së zgjedhjes dhe mendimit dhe marrjes së qëndrimeve që i dëshiron dhe dakordohet me to, larg nga këta ndikime të jashtme artificiale, nga të cilat është rëndë të ndah
et, ia merr lirinë edhe pse ai pretendon ose paraqitet para tjerëve se është i lirë!
Andaj e vërejmë se kryekriminelët e popullit, shtypësit e tyre, priftërinjtë dhe murgjëritë e tyre nuk kanë nevojë që të lodhen shumë kur të dëshirojnë prej popujve të tyre të udhëtojnë drejt një caku të cilën ua caktojnë ata, ose kur dëshirojnë prej tyre të armiqësojnë një anë, të cilën ata e caktojnë, ose të zgjedhin diç që ata ua caktojnë. Atyre u mjafton që për një kohë të shkurtër tua lëshojnë pak gjëra prej këtyre ndikimeve dhe presioneve të lartpërmendura.
Këto presione dhe ndikime janë për qëllim në ajetin:
“E ata që kishin qenë të shtypur, atyre që ishin krerë u thonin: “Jo, por dredhia juaj natë e ditë (na largoi prej besimit), kur ju na thërrisnit të mos e besojmë All-llahun dhe t’i bëjmë Atij shok. E kur e shohin dënimin, e fshehin dëshpërimin e vet dhe Ne u vëmë prangat në qafat e tyre që nuk besuan. Ata nuk dënohen për tjetër pos për atë që punuan”. (Es-Sebe’: 33).
Jo vetëm dredhia e natës, jo vetëm dredhia e ditës, por dredhia e natës dhe ditës dhe gjatë gjithë kohës, saqë nuk lihet individi as një çast i qetë për të menduar…që mos të mund të udhëzohet drejt të vërtetës e të dije se ku është e vërteta!
Kurse liria në Islam e çliron njeriun nga të gjitha këto ndikime të jashtme, të cilat ia pakësojnë lirinë e tij dhe lirinë e zgjedhjes dhe vendimmarrjes, ndoshta e zhvesh nga të gjitha duke ia kthyer të gjitha forcat shpirtërore, trupore dhe mentale, ia këput të gjitha prangat, e pastaj i thotë: zgjedh çka dëshiron: “s’ka përdhunim në fe”.
Liria në demokraci e shpie njeriun të kalon pranë cofëtinave të ngrëna, pranë gjërave të shëmtuara, përreth sëmundjeve dhe çorodisë, pranë çdo gjëje që prish shijen e bukur dhe natyrën e drejtë, e i jep guxim në anomali, armiqësi dhe varshmëri me këto gjëra!
Shembulli i tij është ai i njeriut i cili grah veturën e tij pa frena apo rregulla ose duke mos përfillur të drejtat e rrugës apo ato të kalimtarit, e ndeshet me të gjithë…kalon pranë të gjithëve dhe i sulmon të gjithë!
Kurse liria në Islam e dërgon njeriun pranë çdo gjëje të bukur dhe të mirë, nuk i lejon ti kalon këto kufi e të kalon pranë fëlliqësirave, cofëtinave dhe sëmundjeve, me qëllim për t’ia ruajtur atij shijen, mendimin, shëndetin dhe besimin.
Shembulli i tij është sikurse njeriu që ngjet veturën me frerë dhe rregulla, niset prej ku duhet nisur, ndalet ku duhet ndalur, ia jep hakun secilit, pa i kaluar kufijtë.
Liria në demokraci paraqitet sikurse të jetë dhuratë të cilën ia jep njeriu vëllait të vet njeri, i jep çka dëshiron dhe i merr çka të dëshiron!
Kurse liria në Islam është e drejtë e Zotit që ia ka dhuruar All-llahu robërve të Vet, me të i ka krijuar, nuk mundet të krenohet me te krijesa para krijesës, nuk lejohet të merret ose të pakësohet diç prej sajë, përveç se me leje të All-llahut dhe me pushtet të qartë prej Tij [subhanehu ve teala]…Kjo domethënie mishërohet në fjalën e Omerit [radijall-llahu anhu] që ua ka thënë si qortim disa burokratëve të vet:
“Kur i bëtë njerëzit robër, e nënat e tyre i kanë lindur të lirë”.
Kjo është liria në demokraci dhe kjo është liria në Islam…pra cili grup është më meritor për lirinë, shpëtimin dhe të vërtetën?!
Abdul-Mun’im Mustafa Halimeh
Përshtati nga origjinali ne arabisht: Bekir Halimi 
Publikimi i parë: 21.7.2002
Artikulli paraprakRregulla për avancim personal
Artikulli vijuesHyrja në Islam edhe përskaj muslimanëve