SHBA: masakër me pamje shokuese nga të shtënat mes dy grupeve rivale të motoçiklistëve

Nëntë persona u vranë gjatë përleshjes që shpërtheu në një restorant në Teksas mes grupeve rivale të motoçiklistëve.
 
Sipas mediave lokale, tetë persona u vranë në vend, ndërsa i nënti ndërroi jetë në spitali prej plagëve.  
 
Të shtënat shpërthyen mbrëmë pasdite në objektin e Twin Peaks Sports Bar and Grill në qytetin Wacu, ku më herët ishin mbledhur më shumë se 100 motoristë.
 
Policia beson se nga të shtënat, ku u plagosën 18 persona, ishin përfshirë të paktën pesë grupe.
 
Zyrtarët lokalë konfirmuan se konflikti shpërtheu në sallën e restorantit, dhe u përhap në të gjithë ndërtesën, dhe pastaj edhe në parkingun e përparmë.
 
Besohet se bëhet fjalë për dy grupe kontradiktore të quajtura, Bandidos dhe Cossacks.

 
Artikulli paraprakISIS ka siguruar kontroll të plotë mbi qytetin Ramadi në Irak
Artikulli vijuesZaev: Rrugëdalja nga kriza politike është dorëheqja e Nikolla Gruevskit