Lideri i opozitës siriane: Nuk na duhen luftëtarët e huaj

Lideri i opozitës siriane Osama Rifai thotë se grupet opozitare në Siri nuk kanë nevojë për të rekrutuar luftëtarë të huaj në luftën kundër regjimit të Bashar al-Assadit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për AA, Rifai, kryetari i Këshillit Islamik të Sirisë, bëri thirrje për ofrimin e çdo lloji të mbështetjes për revolucionin sirian. Sipas tij, prania e luftëtarëve të huaj në Siri “është bërë barrë për sirianët”.

“Kemi mjaft sirianë të rinj, entuziastë, të cilët mund të shërbejnë dhe të mbrojnë revolucionin e tyre”, tha Rifai.

Sipas tij, luftëtarët e huaj të cilët janë bashkuar me fraksionet ekstremiste në Siri, për popullin sirian janë bërë barrë më e rëndë se sa regjimi. Ai paralajmëroi se nga fitorja e revolucionit sirian më së shumti dekurajon “përçarja dhe konfliktet midis grupeve opozitare”. Pa bashkimin e këtyre grupeve, konsideron Rifai, nuk ka fitore.

Në Siri, trazirat e para shpërthyen në fillim të vitit 2011, kur regjimi i presidentit aktual Al-Assad shtypi protestat demokratike që shpërthyen në kuadër të “Pranverës Arabe”, me një egërsi të paparë.

Që prej atëherë në Siri janë vrarë më shumë se 400 mijë njerëz ndërsa 10 milionë janë zhvendosur.

Artikulli paraprakNuk sqarohet vdekja misterioze e Astrit Deharit
Artikulli vijuesYıldırım: “Rrjetet e poshtëra që ngrihen njëri pas tjetrit kundër nesh, do ti mposhtim”