Përplasje në det! A po i hap Shqipëria luftë frontale Greqisë?

Ndërkohë që mediat greke, por edhe shumë media ndërkombëtare, janë të mbushura me raportime për tensionet mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështjen e ndarjes së detit, Tirana nuk ndalet.
 
Athina ankohet se Shqipëria nuk e lë të kërkojë për naftë në detin Jon, në një territor të pretenduar prej grekëve.
 
Por Shqipëria ka pretendimet e saj për këtë territor.
 
Sikur të mos mjaftojë kjo, ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri ka hapur garën për kompanitë e interesuara për të kërkuar naftë në det.
 
Bëhet fjalë për kërkime në zonën Joni 5.
 
Sipas agjencisë Reuters, kjo zonë e ofruar për kërkime nga Shqipëria, është edhe zona ku Greqia po kërkon për naftë.
 
Reuters thekson se pikërisht kërkimet për naftë kanë shënuar një fërkim mes Greqisë dhe Shqipërisë.
 
Agjencia thekson se në përpjekje për të ulur tensionet me Greqinë, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati tha të hënën se kjo zonë është subjekt i marrëveshjeve ndërkombëtare.
Artikulli paraprakOpozita siriane merr nën kontroll një bazë ajrore pranë Idlibit
Artikulli vijuesDëshmitë rrëqethëse nga burgu! Kur u dorëzuam ishin vetëm 2 të vdekur, tjerët të plagosur!