Merkel: Greqisë po i kalon koha

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se koha për arritjen e marrëveshjes, e cila do ta mbante Greqinë në Eurozonë, po kalon.
 
Duke folur pas samitit të G7-ës, grupit të vendeve më të industrializuara, në Gjermani, Merkel ka thënë se Evropa do të tregojë solidaritet, por vetëm nëse Greqia “bën propozime dhe zbaton reforma”.
 
Ajo ka përsëritur dëshirën e saj që Greqia të mbetet pjesë e Eurozonës, por ka thënë se “nuk ka mbetur shumë kohë”.
 
“Gjithkush po punon intensivisht. Tani ka rëndësi çdo ditë”, ka thënë Merkel.
 
Komisioni Evropian kërkon reforma të mëtejshme në ekonominë greke, përfshirë rritjen e taksave dhe shkurtimin e rrogave të shërbyesve civilë dhe të pensioneve, para se të japë këstin e fundit, në vlerë prej 7.2 miliardë eurosh, nga paketa ndërkombëtare e ndihmës për Greqinë.
 
Qeveria majtiste e Greqisë nuk i pëlqen këto reforma.expres/.kohaislame
 
Artikulli paraprakObama: Putin e ka shkatërruar ekonominë ruse
Artikulli vijuesAsamblisti biznesmen i PDK-së merr tender te Shpendi