BESA nuk është parti fetare, por kombëtare

“Faktorët politik shqiptarë (BDI dhe PDSH) që marrin pjesë në bisedimet e tanishme për kapërcimin e krizës politike janë të kapura nga partia maqedonase në pushtet” – tha në një intervistë Zërit të Amerikës, kryesuesi i Lëvizjes BESA, Bilal Kasami, i cili ka qëndruar në New York të Shteteve të Bashkuara, me ftesë të veprimtarit të njohur shqiptar, Xhevat Sherifi, në kuadër të një manifestimi të organizuar nga Lidhja e Diasporës Shqiptare.
 
 
Kasami për Zërin e Amerikës foli edhe për protestat që u organizuan në Shkup ditë më parë: ”Për herë të parë pas vitit 2001, një parti politike organizon një protestë vetëm me ikonografi kombëtare, pa simbole partiake, dhe për herë të parë në mes të Shkupit këndohet himni shqiptar dhe kemi bashkim të forcave progresive në Maqedoni. Edhe pse protesta qe e thirrur nga lëvizja Besa, ajo ishte vetëm pjesëmarëse në të”, tha Kasami.
 
Z.A: Ka element fetarë në lëvizjen tuaj?
 
B.K: “Mendoj se kjo shpifje që i bëhet lëvizjes Besa është një shpifje e qëllimt që bëhet nga partitë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Partia Demokratike Shqiptare të cilat kanë filluar të ndjejnë rezikun se te shqiptarët e Maqedonisë po vjen një forcë e re nga intelektual të rinj. Unë dhe të tjerët në këshillin qendror nuk  kemi prapavijë fetare, por të gjithë jemi aktivist të çështjes kombëtare në Maqedoni”.
 
Z.A: Çfarë përmban programi juaj të cilin nuk e kanë të tjerët?
 
B.K:”Në kërkojmë një marëveshje të re për Maqedoninë, ridefinim të shtetit si shtet binacional i shqiptarëve dhe maqedonasve. Kërkojmë që realiteti shoqërorë me dy popujt kryesorë të reflektojë edhe në regullimin shtetëror  i cili tani është monoetnik” i tha Zërit të Amerikës, Bilal Kasami i cili gjatë qëndrimit në SHBA realizoi takime të rëndësishme me përfaqësues të shtetit amerikan, ndër të cilët edhe me ish kandidatin për President të SHBA-ve, senatorin Xhon Mekkejn. /tesheshi
Artikulli paraprakGjakovari thotë: Ne jemi musliman!
Artikulli vijuesKy është këngëtari që po agjëron për Ramazan