Obama pas sulmit në Charleston: Racizmi është një kërcënim që duhet ta luftojmë bashkarisht

Ai bëri thirrje për rihapjen e debatit mbi ligjin për kontrollin e armëve të cilat posedojnë qytetarët për të parandaluar tragjedi të tilla.
 
 Presidenti amerikan, Barak Obama tha se vrasja e nëntë personave në kishën e Charleston, të kryera nga 21-vjeçari Dylann Roof, tregoi të gjitha efektet e dëmshme të racizmit, të cilat, siç tha, janë ende të pranishme në SHBA dhe kundër së cilës nevojitet betejë vendimtare, raporton Anadolu Agency (AA).
 
“Motivet e vrasësit na kujtojnë se racizmi është ende një rrezik kundër të cilit ne duhet të luftojmë së bashku”, tha Obama. Ai gjithashtu rikujtoi raste të tjera të vrasjeve masive që kanë ndodhur në SHBA në vitet e fundit, në të cilin u vranë dhjetëra njerëz të pafajshëm.
 
Ai bëri thirrje për rihapjen e debatit mbi ligjin për kontrollin e armëve të cilat posedojnë qytetarët për të parandaluar tragjedi të tilla.
 
“Duhet të flasim për këto çështje si qytetarë, pa demonizuar të gjithë armëmbajtësit të cilët në shumicën rasteve rrespektojnë ligjet, por gjithashtu pa qëllim, që pas këtij debati të ketë përpjekje për marrjen e të gjitha armëve”, tha Obama.
 
Obama në 2012 ishte përpjekur për të shtuar kontrollin e armëve tek qytetarët, por për shkak të lobimit të fuqishëm politik të mbështetësve të armëve në SHBA, nuk arriti të marrë mbështetjen e Kongresit amerikan për ndryshimin e ligjit.kohaislame
Artikulli paraprakMbahen protesta kundër grushtit të shtetit në disa qytete në Egjipt
Artikulli vijuesRrëmbyesit largohen, shpëtohet anija-cisternë e naftës e Malajzisë