Franca dhe Belgjika prijnë me numrin e luftëtarëve të huaj në Siri dhe Irak

Në raportin e viti 2014 të terrorizmit të Departamenti Amerikan të Shtetit theksohet se Europa përpallet me kërcënimin e luftëtarëve të huaj të cilët marrin pjesë në organizatat terroriste si DAESH dhe Fronti Nusra, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Në pjesën evropiane të raportit vjetor global të Departamentit është vënë në dukje kërcënimi për kontinentin që përbëjnë luftëtarët e huaj që shkojnë në Siri dhe Irak.
 
Në raportin ku theksohet se një masë e rëndësishme e luftëtarëve të huaj shkojnë nga Franca dhe Belgjika, gjithashtu si “vende burimi” për vajtjen e luftëtarëve të huaj në Siri dhe Irak janë treguar edhe Shqipëria, Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina. Gjithashtu në raport është theksuar se në Europë, organizatat si DHKP/C në Turqi të cilat janë mbështetës të dhunës dhe pranojnë ideologjinë kombëtare të majtë vazhdojnë të jenë aktive.
 
Gjithashtu në raport theksohet se luftëtarët e kthyer nga lufta janë përgjegjës për sulmet terroriste të ndërmarra në Europë si sulmi i ndërmarrë ndaj muzeut hebre në Bruksel, si dhe përveç kësaj përmenden edhe sulmi në muajt tetor-nëtor në Rusi dhe sulmet e ndërmarra nga PKK në muajin tetor në Turqi.
 
Në raport gjithashtu është theksuar më tej se Turqia vazhdon të jetë destinacioni i kalimit tranzit të luftëtarëve të huaj për shkak se ka pikat e hyrjes ndërkombëtare dhe një kufi të gjatë në lindje me Irakun dhe Sirinë. Në raport është tërhequr vëmendja se Turqia në viitn 2014 ka rritur bashkëpunimin me vendet e burimit që dërgojnë luftëtarë të huaj, kryen kontrolle më të rrepta për ato që udhëtojnë dhe se ka vështirësuar kalimin në kufijtë të luftëtarëve të huaj.
 
Në raporortin ku vihet në dukje se vendet europiane kanë forcuar ligjet për të luftuar me kërcënimin e luftëtarëve të huaj dhe se në raste të nevojshme kanë nxjerrë ligje të reja theksohet se vendet si Danimarka dhe Norvegjia për t’i bërë ballë ekstremizmit i cili përfshin dhunën kanë kryer strategji të rëndësishme me mbështetjen e liderëve fetarë.
 
Në raportin ku përdoren shprehjet “vendet europiane, kanë hedhur hapa të fuqishëm dhe të duhur kundër kërcënime të terrorizmit brenda dhe në rajon, dhe gjithashtu në të njëjtën kohë kanë dhënë kontribute të rëndësishme në luftën kundër terrorizmit në shkallë botërore” është theksuar se duke shtuar 40 vende Europiane, Bashkimi europian ka kontribuar në koalicionin global të krijuar për të luftuar DAESH dhe ka kryer një rol aktiv. Përpjekjet e rëndësishme të vendeve perëndimore si; Franca në Afrikën Perëndimore, Spanja në Afrikën Veriore dhe në Veri të shkretëtirës së Saharas,  të Danimarkës në Afganistan janë treguar si shembuj të operacionit kundër-terrorizmit në të gjithë botën.
Artikulli paraprakEtiopia, Turkmenistani, Kongo, Ruanda dhe Kina janë shtetet me rritjen më të madhe ekonomike
Artikulli vijuesTurqia në 5 vite ka eksportuar 564 ton bakllava në 63 vende