Bekir Halimi apel prindërve: Regjistroni fëmijët të ndjekin mësimin në gjuhën shqipe

Pas iniciativës që ndërmorën ditët e fundit një grup i nxënësve të SHQMSH “Cvetan Dimov” në prag të regjistrimit të nxënësve në shkollat e mesme,  që shqiptarët të mos regjistrohen në paralelet maqedonase, së fundmi ka reaguar edhe hoxha i mirënjohur Bekir Halimi mbi këtë fenomen.
 
Ai përmes rrjetit social Facebook u ka bërë apel prindërve që fëmijët e tyre ti regjistrojnë në shkollat e mesme në gjuhën shqipe edhe atë për shumë arsyje.
 
Sipas Halimit nxënësit shqiptar duhet ti ndjekin mësimet në gjuhën amtare për mësim të mirëfilltë, për shtim të paraleleve në gjuhën shqipe, për punësim të mësimdhënësve shqiptar dhe për marrje të hises tonë, shkruan hoxha Bekir Halimi në rrjetin social Facebook.
 
Gjatë vitit që lam pas vetëm në shkollën shkollën e mesme  ‘Cvetan Dimov’ në Shkup në të gjitha 11 paralelet me mësim në gjuhën maqedonase, prej vitit të parë deri në vitin e katërt 100 për qind e nxënësve janë shqiptarë./ Portalb
Artikulli paraprakÇ’thanë mediat e huaja mbi Ramazanin?
Artikulli vijuesIsh drejtori i arsimit, jep të dhëna dhe ofron zgjidhje për problemin e "Kishës së Llapushnikut"