Google Chrome po na spiunon, pa dijen tonë ai inxhizon bisedat në dhomë?

Duket sikur një softuer i ri nga Google mund të dëgjoj çdo gjë që flitet në një dhomë, dhe është i instaluar në kompjuterët personal të njerzve, pa dijeninë e tyre.
 
Softueri Chromium i vërejtur së pari nga zhvilluesit e programeve open-source, ka filluar të instaloj audio kode që kanë mundësi të dëgjojnë përdoruesit e Chrome, ka raportuar së fundmi The Guardian.
 
Qëllimi primar i këtij kodi është mundësimi i bërjës së kërkesave me zë, përmes OK Google. Megjithatë, dëgjimi është aktivizuar pa lejen e përdoruesve të këtij aplikacioni.
 
Pa miratim të përdoruesve, programi nga Google ka shkarkuar një kod i cili mundëson aktivizimin e mikrofonit dhe kështu ka filluar dëgjimi në dhomë.” – ka deklaruar Rick Falkvinge, lideri i partisë pirate në Suedi, në një post të publikuar në blogun e tij.
 
Zyrtarët nga Google kanë demantuar aktivizimin e një kodi të tillë, megjithatë zhvilluesit e programeve kanë dëshmuar të kundërtën. 
Programeri Ofer Zelig ka shtuar: “Sa isha duke punuar kam vërejtur ndezjen dhe ndaljen e dritës LED të kamerës. Pas përsëritjes së këtij veprimi, kam parë vazhdimin e këtij procesi për disa sekonda, vazhdimisht.”
 
Kontrollet me zë janë bërë shumë të famshme kohëve të fundit, me përhapjen e telefonave të mençur në tregun komercial. 
Ndërkohë, pas zbulimeve të Edëard Snoëden, përdoruesit e këtyre paisjeve kanë filluar të merakosen për abuzimet që mund të sjellin pajisjet teknologjike.kohaislame
Artikulli paraprakPakistan: mbi 1.000 të vdekur nga moti i nxehtë
Artikulli vijuesSerbët pengojnë iftarin, duke thirrur “Kosova është Serbi”