DAESH godet Kobanin me celulat e fshehura në qytet

Në sulmin ku sipas informacioneve të para 18 persona kanë humbur jetën dhe 40 të tjerë janë plagosur, thuhet se mund të ketë më shumë viktima pasi akoma nuk është bërë i ditur numri i saktë i tyre.
 
 Në sulmet e organizuara nga DAESH në Kobani (Ayn el Arap) i cili ndodhet në veri të Sirisë kanë marrë pjesë edhe militantë të fshehur (qelizat e fjetura) më parë në këtë qytet, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Në një deklaratë për mediat nga Prefektura e Shanllıurfës mbi sulmet e DAESH të organizuara në afërsi të pikës kufitare të Murshitpınar thuhet se militantët kanë arritur të futën në qytet nga pjesa perëndimore e tij ku kjo organizatë ka edhe nën kontroll rajonin Cerablus.
 
Sipas informacioneve të marra nga AA, nga burime të sigurta thuhet se në sulmin e organizuar ndaj (PYD) pjesë e grupit të armatosur të Partisë Komuniste Kurde (PKK), DAESH ka përdorur “qelizat e fjetura” të cilat ndodheshin në këtë qytet që nga rënia e tij në dorën e PYD.
 
Në sulmin ku sipas informacioneve të para 18 persona kanë humbur jetën dhe 40 të tjerë janë plagosur, thuhet se mund të ketë më shumë viktima pasi akoma nuk është bërë i ditur numri i saktë i tyre.
 
Nga ana tjetër në një sulm të organizuar në qendër të qytetit ndaj godinave ku PYD i përdor si fortesat e saj ose siç i quan ndryshe “zona katërshe e sigurisë” kanë rënë në duart e organizatës terroriste, DAESH.
 
Ndërkohë përleshjet e armatosur rreth godinave në fjalë vazhdojnë.kohaislame
Artikulli paraprakKritike negociatat e Greqisë me kreditorët: Marrëveshje ose falimentim deri të martën
Artikulli vijuesPolici i varë në Lazarat, Ibrahim Basha dekorohet nga Presidenti Nishani