Shembet rruga në “Veternik” të Prishtinës

Gjendja e rrugës në “Veternik”të Prishtinës, po përkeqësohet pasi ka filluar të bëhet një gropë nën asfalt.

Në fillim të “Veternikut” zhavorri nën asfalt ka filluar të shembet dhe është duke u krijuar gropë, e cila mund të shkaktojë rrezik për makinat në lëvizje.

 

Kallxo.com ka kontaktuar Ministrinë e Infrastrukturës për të parë se a e kanë në plan për ta rregulluar këtë pjesë të rrugës.

Skënder Gashi, drejtor i Menaxhimit të Rrugëve nga Ministria e Infrastrukturës, tha se kjo pjesë është kompetencë e ministrisë. Megjithatë, ai ka lajmëruar se nuk mund të ndërmarrin asnjë veprim shkaku që Komuna e Prishtinës do ta ndërtoj një kolektor në atë pjesë të qytetit.

 

“Rruga Prishtinë – Ferizaj – Hani i Elezit, është kompetencë e Ministrisë së Infrastrukturës, por Komuna e Prishtinës, duhet të ndërtojë një kolektor për trajtimin e ujërave të zeza dhe për atë arsye ne nuk kemi mundur me ndërmarrë veprime për atë gjendje në rrugë”, tha Gashi.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe Miranda Mullafazliu, nga zyra për marrëdhënie me publikun në Komunën e Prishtinës.

Sipas saj Komuna e Prishtinës do ta trajtoje këtë pjesë të shembjes, kur fillojnë punimet për ndërtimin e kolektorit në lagjen “Kalabria”.

 

“Rruga në hyrje të Veternikut është rrugë rajonale dhe është në kompetencën e Ministrisë së Infrastrukturës. Megjithatë, Komuna e Prishtinës do ta trajtoje këtë pjesë të shembjes, në momentin kur fillojnë punimet për ndërtimin e kolektorit në lagjen Kalabria”, tha Mullafazliu. /KALLXO.com/

Artikulli paraprakZëvendëskryeministri Stojanovic: Kosova mund të destabilizohet nëse s’ka marrëveshje për Gjykatën
Artikulli vijuesPo nuk u miratua Gjykata Speciale do të ketë sanksione për Kosovën