Mustafa shtron iftar për krerët e BIK-ut, thekson harmoninë ndërfetare

Kryeministri Isa Mustafa, shtroi të premten iftar për drejtuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës, të udhëhequr nga myftiu Naim Tërnava.
 
Mustafa, i uroi mirëseardhje mysafirëve, dhe shprehu respektin e kujdesin e institucioneve të Kosovës për komunitetin mysliman dhe të gjitha komunitetet fetare në Republikën e Kosovës.
 
Duke folur për vlerat që përfaqëson muaji i shenjtë i Ramazanit dhe agjërimi gjatë këtij muaji, kryeministri Mustafa theksoi se kjo është periudhë e reflektimit dhe e përkushtimit për vlerat e humanizmit, solidaritetit, paqes e tolerancës.
 
Kryeministri Mustafa veçoi harmoninë ndërfetare në Republikën e Kosovës, si një prej karakteristikave të shoqërisë kosovare dhe vlerave të krijuara ndër shekuj nga populli i Kosovës.
Artikulli paraprakIslami feja më e populluar tek të rinjtë Kinez
Artikulli vijuesArrin Kahn Range Rover Sport i modifikuar