El Capo drejt nga qelia në tunelin 1, 5 kilometra

Autoritetet në Meksisë kanë zbuluar tunelin e gjatë më shumë se 1.5 kilometra të cilin mbreti i drogës Joaquin “El Capo” Guzman e shfrytëzoi që të ikë nga burgu.
 
Siç ka deklaruar komisari për siguri kombëtare të Meksikës Monte Alejandro Rubido , tuneli, fillimi i të cilit ishte në qelinë e tij , e dërgoi atë në një ndërtesë jashtë mureve të burgut .
 
Tetëmbëdhjetë persona janë transferuar në Mexico City për t’u pyetur në lidhje me arratisjen e Guzmanit ka thënë Rubido ndërsa transmeton Reuters.
 
Gjatë ditës , autoritetet njoftuan se Guzman , lideri i fuqishëm i kartelit Sinaloa të drogës , edhe një herë u arratis nga burgu në periferi të Meksikës
 
Kjo është arratisja e tij e dytë për 14 vjet nga burgu Altiplano, 90 kilometra në perëndim të Mexico City.kohaislame
Artikulli paraprakReagon Halil Matoshi: Kontroverset policore s’kanë të ndalur: Dje nuk u gjet helm, sot po!!!?
Artikulli vijuesUshr