“Serbia do ta pengojë me çdo mjet anëtarësimin e Kosovës në UNESCO”

Ende nuk ka konfirmim zyrtar nga UNESCO se kërkesa e për pranimin e Kosovës në të të ketë shkuar te kjo organizatë, e nëse koj konfirmohet, Serbia, raporton tanjug, do të vazhdojë me të gjitha aktivitetet për të penguar anëtarësimin e Kosovës.
 
Në MPJ të Serbisë theksohet se çdo shqyrtim i kërkesës për anëtarësim të Kosovës në UNESCO jo vetëm që do të ishte shkelje e rezolutës së KS të KB-së 1244 (1999), transmeton Koha.net, por ai (pranimi) do të kishte edhe ndikim shumë negativ në dialogun aktual ndërmjet Beogradit e Prishtinës në Bruksel.
 
“Republika e Serbisë me të gjitha mjetet diplomatike do të përpiqet që pengojë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO”, kanë thënë burime të MPJ të Serbisë./koha.net
Artikulli paraprakSamsung lanson dy modelet Galaxy Tab S2
Artikulli vijuesKUSH ËSHTË TERRORIST?