Sisi përuron Kanalin e ri të Suezit

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë shumë krerë të shtetesh dhe qeverish përfshirë edhe Presidentin francezë, François Hollande.
 
Presidenti egjiptian, Abdel Fatah al-Sisi përuroi sot Kanalin e ri të Suezit.
Masa të forta sigurie ishin vendosur, përfshirë policinë, ushtrinë dhe forcat speciale.
Shumë kryetarë shtetesh dhe qeverish morën pjesë, përfshirë presidentin francez, François Hollande, kryeministrin rus, Dmitri Medvedev dhe homologun e tij grek, Aleksis Cipras.
Italinë e përfaqësoi Ministrja e Mbrojtjes, Roberta Pinotti.
Veshur me uniformën e tij ushtarake, Al Sisi ndodhej në jahtin “Al-Mahrousa” së bashku me dhjetëra udhëheqës dhe krerë shtetesh që po inspektojnë zgjerimin.
Shefi i Kanalit, Mohab Mamish ndodhej në mesin e tyre.
Helikopterë, aeroplanë dhe avionë luftarakë fluturuan mbi zonë si dhe një fregatë e disa anije të marinës janë në seksionin e ri të kanalit, së bashku me jahtin.
Për këtë vepër gjigante u gërmuan 20 milionë tonë rërë.
Kanali do të dyfishojë transportin e anijeve dhe këmbimi i mallrave do të jetë nga 5,3 miliardë dollarë sot në 13,2 miliardë në vitin 2023.
Artikulli paraprakPër 24 orë, 21 në pranga
Artikulli vijuesSkandal: Maqedonia nuk lejon ndihma nga Kosova për Tetovë