Komitët përgjakin disa të rinj shqiptarë në Shkup

KUJDES: PAMJE TE RENDA

Dhjetëra banorë nga fshati Batincë e Shkupit, janë sulmuar mbrëmë fizikisht nga tifozët e Klubit Futbollistik Vardar,  ‘Komitët’, të cilët të revoltuar pas ndeshjes mes Shkupit dhe Vardarit, e cila përfundoi me barazim, nuk i kanë kursyer as qytetarët e pafajshëm, përfshi edhe ato të gjinisë femërore.

Nga 12 persona të sulmuar, 10 janë gra.

Viktimat e pafajshme, në momentin e sulmit, kanë qenë duke shëtitur në sheshin “Maqedonia”.

Raportohet se personi, i cili e ka pësuar më rëndë nga dhuna e tepruar e huliganëve, është Burhan Ismaili nga fshati Batincë, si dhe kushëriri i tij 14-vjeçar.

Komitët kanë provokuar fillimisht me fjalë fyese, duke iu thënë se sheshi “Maqedonia” nuk është i shqiptarëve dhe pastaj u janë sulur fizikisht.

Të lënduarit janë dërguar për kurim në Qendrën klinike.

Edhe në qendrën tregtare “City Mall” në Shkup, Komitët kanë sulmuar fizikisht edhe dy shqiptarë nga Velesi, të cilët kanë theksuar për Alsat se jetojnë në Belgjikë dhe kanë ardhur në vendlindje për pushime.

Ata, përveçse i kanë përgjakur shqiptarët, gjithashtu kanë shkatërruar veturën e tyre.

Nga policia konfirmojnë incidentin dhe shprehen se punojnë në zbardhjen e rastit./INA

Komitet_incident_2
Komitet_incident_3Komitet_incident_4Komitet_incident_5
Komitet_incident_6Komitet_incident_7

Artikulli paraprakÇka tha katoliku për muslimanët?
Artikulli vijuesTë dënohen huliganët që i rrahën shqiptarët mbrëmë (Lëvizja Besa)