Protesta anti-islame në Danimarkë-rezulton e pasuksesshme

Një tubim anti-islam është mbajtur në qytetin e dytë më të madh në Danimarkë. Ky tubim nuk gjeti përkrahjen e popullatës pasi se në të ishin të mbledhur më pak se 200 persona, mirëpo ajo që ishte më interesante ishte kontra protesta që u organizua nga grupe tjera ku kishte mijëra përkrhaës prej të cilëve u arrestuan 83 veta.


Tubimi i parë ishte i organizuar nga partitë e ekstremit të djathtë dhe organizata të ndryshme anti islame që veprojnë në Danimarkë, Norvegji dhe Suedi.
Tubimi është mbajtur në Aarhaur, qytet që gjendet 200 km në veriperëndim të kryeqytetit Kopenhagen, duke tërhequr protestues nga disa vende evropiane si Britania, Gjermania, Polonia dhe Suedia.
Tubimi i quajtur “Europian Counter-Jihad” filloi me një minutë heshtje për shtatë personat e vrarë në Tuluz të Francës.
Kundër protesta
Policia u detyrua të ndërhyjë pas disa nga protestuesit kundër thërrisnin parulla kundër grupit të parë dhe kishte tentativa për t’i sulmuar protestuesit.
Dy oficerë policie u plagosën, njëri nga një projektil, ndërsa tjetri pësoi një dëmtim të syve si rezultat i një bombole gazi lotsjellës ose diçka të ngjashme. Në lidhje me këtë shefi i policisë lokale Mogens Broendum tha:
Demonstrata u organizua nga Lidhja daneze e mbrojtjes e cili më herët ka thënë se shpresonte se do të marrin pjesë deri më 1000 njerëzit, mirëpo numri ishte shumë më i madh sesa që prisnin organizatorët.
Sipas burimeve të policisë kanë marrë pjesë mes 4000 dhe 5000 veta të cilët mbanin parulla me moto “Aarhus për diversitet” .
Javën e kaluar, disa mijëra njerëz dolën për një koncert të hapur në Aarhus të organizuara për të protestuar kundër protestën së të djathtës ekstreme.
Një deklaratë e lëshuar nga zyrtarët e qytetit tha se koncerti u organizua për shkak se në Aarhusi nuk dëshiron të ketë lidhje me grupe ekstremiste”.
Dyshimet vijnë se protesta anti-islame u organizuar si shenjë përkrahje për Andres Behring Breivik, personit që vrau 77 veta në Norvegji, pasi se pritet së shpejti të fillojë edhe gjykimi i tij. Thuhet se Breivik kishte lidhje me njërën nga organizatat që morën pjesë në këtë protestë./albtime/kohaislame

Artikulli paraprakNasrud-din Albani (Shqiptari)
Artikulli vijuesHOXHA HASAN TAHSINI