Çifutët izraelit ndërtojnë klub nate në varrezat muslimane

Regjimi i Izraelit ka ndërtuar një klub nate në një varrezë historike muslimane në Jerusalemin e Lindjes (al-Kuds) , ku prehen eshtrat e disa shokëve të Profetit Muhammed (paqja qoftë mbi të) dhe intelektualëve të shquar.
 
Raportet e lajmeve tregojnë se forcat izraelite kanë hapur tashmë një klub dhe kanë ndërtuar  kafene  në tokën e plaçkitur nga izraelitët, ku ishin  varrezat  muslimane në Ma’manillah në qytetit të vjetër, në Jerusalem, El-Kuds.
 
Ky veprim i fundit është konsideruar si pjesë e politikës izraelite të përshpejtimit Judaizimit  dhe përdhosjen e monumenteve Islame në qytetin historik, në Jerusalem.
 
Ndërkohë, disa organizata rajonale dhe ndërkombëtare e kanë dënuar Izraelin për përdhosjen e vazhdueshme të varrezave.
 
Lidhja Arabe në një deklaratë të hënën e përshkroi ndërtimin izraelit si një krim  rrënqethës.
 
Për shumë vite, Izraeli e ka pasur në shënjestër këtë varrezë, tha Lidhja Arabe.
 
Ajo paralajmëroi gjithashtu për pasoja të rënda nëse vazhdon përdhosja nga Izraeli  i vendeve të shenjta muslimane dhe të krishtera në Jerusalemin e Lindjes.
 
Disa grupe fetare kanë kërkuar nga shtetet Muslimane si dhe nga populli palestinez që të veprojnë  urgjentisht që të ndallojnë përdhosjen e varrezave.
 
Kjo varrezë është varreza më e vjetër dhe më e madhja në Palestinë. Ajo gjithashtu përfshin disa vendet të shenjta historike dhe varre.
 
Burimet thonë se varrimet në varrezat Ma’manillah kanë vazhduar deri në vitin 1948, kur u krijua Izraeli si shtet i paligjshëm në tokën e Palestinës historike. Izraelitët më vonë konfiskuan varrezat dhe i shdërruan në park publik.
 
Autoritetet izraelite në mënyrë sistematike janë duke vepruar për të ndryshuar identitetin dhe karakterin e Jerusalemit, al-Kudsit.
 
Gjatë dekadave të fundit, Izraeli është përpjekur për të ndryshuar përbërjen demografike të qytetit të shenjtë , Jerusalemit, me ndërtimin e vendbanimeve të paligjshme, duke shkatërruar vende historike, dhe duke  dëbuar popullatën lokale palestineze.
 
Raportet thonë se regjimi izraelit po planifikon të ndërtojë një sinagogë në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa, si pjesë e përpjekjeve të tij për t’i Judaizuar  më tej territoret e pushtuara palestineze.
 
Tensionet po shtohen në territoret e pushtuara palestineze që nga fundi i tetorit të vitit 2014, kur regjimi izraelit urdhëroi që të mbyllet Xhamia Al-Aksa. Tel Aviv më vonë e hapi këtë Xhami të Shenjtë pas protestave të përhapura kudo. 
Artikulli paraprakEgjipt: 61 të vdekur nga temperaturat e larta
Artikulli vijuesSHBA, vazhdojnë protestat në përvjetorin e vrasjes së afro-amerikanit Michael Brown