Pse domatet e kanë humbur shijen e vjetër?!

Domateve që shiten nëpër dyqane të mëdha viteve të fundit u ka rënë reputacioni për shkak të pamjes së mirë, por me shije që lë shumë për të dëshiruar. Kjo është për t’u turpëruar, konsideron XiaoZhi Lim nga Genetic Literacy Project. Kjo sepse domatet kanë shumë veti ushqyese dhe shija më e mirë e tyre do të inkurajonte njerëzit që ta konsumonin, veçanërisht fëmijët.

Shija e domateve është e ndikuar më së shumti nga gjenet e tij. Brendet nuk kanë arritur që të zhvillojnë ekuilibër ndërmjet kualitetit dhe shitjes, por megjithatë tregimi për domaten nuk përfundon këtu.

Përpjekjet kërkimore në modifikimin gjenetik mund të sjellin përsëri shijen e njëjtë. Një studim i publikuar në maj të këtij viti, tregon se këto përpjekje kanë rezultuar me efekt tek konsumatorët pasi janë ndarë të kënaqur me shijen e domateve të prodhuara gjenetikisht, sesa me ato konvencionale e madje edhe organike.

Si e kanë humbur reputacionin domatet në dyqane

Shuarja e shijes së domates filloi rreth 70-vite më parë kur kultivuesit vënë re se disa domate u kthyen në ngjyrë të kuqe nga e gjelbra. Kjo ndodhi për shkak të një mutacioni dhe efekti që prodhoi, ishte zhdukja e shijes së domates së gjelbër. Kultivuesit filluan menjëherë me mbjelljen e farave të këtij lloji dhe rrjedhimisht krijuan domaten komerciale të përsosur vizuelisht që e kemi edhe sot.

Për shkak të mungesës së njohurive atë kohë, as fermerët e as studiuesit nuk e kanë ditur që domatja e kuqe erdhi në treg me mungesë të një gjeni i cili e rregullon klorofilin. Ann Powell, një studiuese në Universitetin e Kalifornisë dhe grupi i saj, raportuan në vitin 2012 në një artikull shkencor se klorofili i përqendruar në domaten e gjelbër ndikon nivelin e shijes dhe sheqernave në domate. Prandaj kur u hoq klorofili, u zhduken edhe shija dhe sheqernat në këtë perime. Ky mutacion u gjend në 25 domate nga e gjithë bota, që sipas këtyre studiuesve, kishin aromën e njëjtë.

“Mutacioni që ata përshkruajnë në letrën e tyre, është relevant 100 për qind për të gjitha farat e domateve që shiten sot nëpër botë”, vlerëson Harry Klee, një gjenetist molekular në Universitetin e Floridës, i cili studion kimi dhe gjenetikën e shijes në fruta dhe perime.

“Ky raport është një ilustrim i mirë i disa problemeve me domaten moderne”, shton ai.

Raporti insiston se kultivuesit e domateve synojnë të eliminojnë domaten e gjelbër, për të sjellë një domate sa më produktive.

Si mund të ndihmojë bioteknologjia në kthimin e shijes së domates

Gjenetika mund të luajë një rol të madh në rivendosjen e shijes së domates dhe disa shkencëtarë tashmë kanë hasur në sukses. Një shembull i tillë është kombinimi i metodave moderne të inxhinierisë gjenetike dhe kultivimit tradicional. Qëllimi i Klee-së është që të fusë tipare të shijes së domates në linjat e prodhimit të domates së supermarketeve, pa e dëmtuar produktivitetin e tyre.

Pas testimeve të preferencave të njerëzve për nivelin e sheqerit dhe komponentëve të pjesshme të shijes, Klee tashmë ka një ide mjaft të mirë se si mund të duket një domate komerciale me përbërje gjenetike.

“Kam kuptuar se përafërsisht me pesë gjene kryesore mund të përmirësojmë në mënyrë të konsiderueshme shijen e domates”, thotë Klee, i cili së bashku me ekipin e tij tashmë kanë vendosur tri gjene të cilat kontrollojnë prodhimin e kompozimeve të shijes në domate.

Hulumtues tjerë kanë synime që të vendosin gjene tjera për ta zgjidhur çështjen e shijes. Hulumtuesit të udhëhequr nga Cathie Martin, një biologe pran Qendrës John Innes në Norwich të Britanisë së Madhe, ka futur një gjen të lules së njohur si Snapdragon, e cila ka ngjyrë të purpurt dhe që mundëson prodhimin e domates me ‘anthocyanins’, një grup antioksidantë që shpie në ngjyrë të kuqe.

‘Anthocyanins’ mundëson po ashtu zgjatjen e afatit të domates.

“Hulumtimi ynë ka identifikuar një objektiv të ri për kultivimin e varieteteve të domateve që janë plotë shije, më tërheqës për konsumatorët dhe me afat më të gjatë të qëndrueshmërisë në raftet e supermarketeve”, deklaron Martin.

Ka edhe disa përpjekje tjera për të futur gjene në domate që do të mundësonin prodhimin me shije. Një e tillë është domatja e prodhuar me inxhinierinë gjenetike e cila rezulton me shije ‘geraniol’ e cila gjendet tek frutat dhe lulet. Ky dhe shembuj të tjerë janë testuar me konsumatorë të zakonshëm, të cilët kanë preferuar domaten e prodhuar gjenetikisht.

Rezistenca ndaj domates gjenetike

Kundërshtimet ndaj domates gjenetike kanë bërë që studiuesit ta kenë të vështirë të hedhin në treg domaten e tyre. Martin kishte planifikuar që të bart domaten e tij nga Britania e Madhe në Kanada, për shkak të pengesave dhe frikës së publikut ndaj inxhinierisë gjenetike në Evropë.

“Atje ka pikëpamje shumë më pranueshme ndaj inxhinierisë gjenetike dhe ushqimeve të modifikuara gjenetikisht, ndërkaq këtu ka një frikë të panjohur. Unë mendoj se njerëzit në Britani të Madhe e shohin ushqimin e modifikuar gjenetikisht si një teknologji të re që nuk ka kontroll të mjaftueshëm”, deklaron Martin.

Për shkak të rezistencës publike të inxhinierisë gjenetike, Klee ka në plan shmangien e bioteknologjisë kur eventualisht të prodhojë versionin e tij komercial me shije.

Emily Willingham komentoi në ‘Forbes’ duke thënë se “shkencëtarët mund të përdorin teknika moderne për të prodhuar domate me shije të ëmbël. Por për shkak të keqinformimit, frikës dhe politikës, ata nuk mund t’i fusin në prodhim së shpejti. Prandaj, teknikat moderne mund të shërbejnë vetëm si udhërrëfyes për ta bërë të qartë se domatja e prodhuar në mënyrë konvencionale, është e njëjtë me domaten e prodhuar me teknikat moderne.

Hulumtuesit si Klee dhe Martin mund të kenë sukses në prodhimin e një domate komerciale me shije, por me trendet aktuale anti gjenetike, kjo do t’ju marrë kohë të gjatë para se frytet e tyre të arrijnë në supermarkete ushqimore./bujqesia.eu/

Artikulli paraprakKaranfili, kjo lule antike
Artikulli vijuesMiza në ushqim, rrezik për shëndetin