Të gjithëve neve na kujtohet kampanja e janarit, ku dy të rinj kishin sulmuar redaksinë e revistës Charlie Hebdo dhe kishin vrarë 12 veta, në mesin e tyre edhe karikaturistin e karikaturave të Profetit Muhamed. Të gjitha mediat ishin të pushtuar me pamjen e tyre dhe rrjetet sociale vlonin me hashtagun #JeSuisCharlie.
Sot, 8 muaj pas, kur fotografia e Aylanit, fëmijës 3 vjeçar nga Siria, të cilin dallgët e kanë sjellë në brigjet e Turqisë, pamje e rëndë dhe e cila me të vërtet prek çdo njeri, që ka mbetur në të pak njerëzim kalon në heshtjen e shumë figurave me rëndësi në çështjen e paqes botërore. Jam i bindur se e gjitha bota e ka parë, por ajo që mungon është solidarizimi me të dhe dhënia e mundit në maksimum për ndihmë. Pamja e tillë me gjithë se është e rëndë, çdo njeriu duhet ti shkojë në mendje: Çka nëse ai është fëmija im?
Duhet të na fusë në mendime, se vallë çfarë po bëjmë o njerëz për këtë planet? Çfarë ka rëndësi për neve këtu? Harmonia e njerëzve apo pasuria e njerëzve? Çfarë është dallimi i një fëmijë i cili quhet Abdullah dhe një fëmije që quhet Robert? Çfarë është dallimi mes atij që jeton në Lindje dhe atij që jeton në Perëndim?
O njerëz, para se të jemi evropian, perëndimor, amerikan, sirian, intelektualë, e shumë çka tjetër, ne jemi fillimisht njerëz, kemi mish, kemi gjak dhe kemi shpirt. Njerëz, o ju që vetes i thoni njerëz, ne jemi njerëz, e njeriu nuk është robot e as kafshë.
Deri kur o njeri, do të shohim kësi pamje? E kam një pyetje të sinqertë, që ti vet i përgjigjesh vetes: Çfarë po bënë për të bërë botën për një vend më të mirë dhe më të sigurt?/KohaIslame
You Might also Like
Zhbogar: Edhe dy kushte, para se kosovarët të lëvizin pa viza
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar ka deklaruar se para datës…
By
Redaksia
1 Min Read
Shkon në 30 numri i të vrarëve në sulmin vetëvrasës në Turqi
Të paktën 30 të vdekur dhe 94 të plagosur është bilanci tragjik i një sulmi…
By
Redaksia
1 Min Read
Nuk marrin pjesë ortodoksët: Papa predikon në stadiumin bosh
Papa Françesku mbajti një meshë në një stadium thuajse të zbrazur në Gjeorgji. Kjo për…
By
Redaksia
1 Min Read
Vogëlushi sirian kërkon falje për Brukselin
Fotoja e këtij djali të vogël, është duke u përhapur në rrjetet sociale dhe po…
By
Redaksia
0 Min Read
Për 6 vjet, kosovarët paguan 30 milionë euro për viza
Rreth 30 milionë euro u ka kushtuar qytetarëve të Kosovës izolimi nga Bashkimi Evropian, vetëm…
By
Redaksia
1 Min Read
Miliarderi Egjiptian bënë kërkesë për të blerë një ishull për tu ardhur në ndihmë refugjatëve Sirian
Në Twitter, miliarder egjiptian Naguib Sawaris ka bërë ofertë për të blerë ndonjë ishull në…
By
Redaksia
1 Min Read
