Policia maqedonase shfaqet sërish duke ushtruar dhunë ndaj klandestinëve. Qindra emigrantë të bllokuar me orë të tëra në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë u përpoqën të thyejnë kordonin e policisë, por nuk ja arritën.
Policia maqedonase ushtroi dhunë ndaj tyre dhe kalimi i emigrantëve u shndërrua në përleshje.
Pamjet tregojnë se vullnetarë të grupeve të ndryshme u erdhën në ndihmë klandestinëve disa prej të cilëve për shkak të temperaturave të larta e pluhurit mbytës pësuan humbje të ndjenjave.
Policët u panë të qëllonin me shkopinj gome e shkelma edhe të mitur mes klandestinëve, të c ilët u detyruan të prisnin edhe disa orë të tjera derisa të kalonin kufirin.
Në radhë duken klandestinë me plagë të ndryshme gjatë udhëtimit të lodhshëm si dhe fëmijë të vegjël, që presin pas telave me gjëmba, të lodhur, të uritur dhe të përgjumur.
Qindra emigrantë arritën të thyejnë kordonin policor maqedonas gjatë natës pasi kishin pritur me orë të tëra në anën greke të kufirit nën temepratura të larta për të kryer procesin e verifikimit.
Ndërsa gjatë natës policia maqedonase u përpoq të përmbante turmën e emigrantëvë por ka qënë e pamundur ti ndalonte. Emigrantët udhëtuan drejt kampit të Gjevgjelisë ku më shumë se 1 000 persona të ardhur kryesisht nga Siria presin të udhëtojnë drejt Serbisë dhe Hungarisë.