Bilanci i luftës në Siri: Të paktën 361 mijë të vrarë, kryesisht civilë

Lufta në Siri po hyn në vitin e gjashtë, dhe sipas raporteve të Anadolu Agency (AA), në pesë vitet e fundit në këtë luftë janë vranë të paktën 361 mijë njerëz, prej të cilëve 235 mijë e 140 civilë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fillim të vitit 2011, në Siri filluan protestat masive pro-demokratike dhe anti-qeveritare. Në mes të marsit të po këtij viti, regjimi i presidentit sirian Bashar al-Assad me forcë u përpoq të shuaj protestat duke e çuar vendin në luftë.

Sipas raporteve të publikuara nga AA në pesë vitet e fundit, më së shumti humbje kishte në Halep, ku u vranë 71 mijë njerëz, pastaj në Damask ku u vranë të paktën 67 mijë njerëz, ndërsa në Idlib 36 mijë dhe në Derai 28 mijë persona.

Forcat besnike të regjimit të Assadit në pesë vitet e fundit kanë arrestuar mbi 180 mijë njerëz.

Sipas raporteve të Observatorit për të Drejtat e Njeriut në Siri (SNHR) në zonat e kontrolluara nga forcat e opozitës siriane në luftimet e deritanishme janë vranë 194 mijë e 208 civilë. Në mesin e tyre 183 mijë e 827 civilë u vranë nga sulmet e regjimit dhe 2.984 civilë u vrarë gjatë sulmeve ajrore ruse.

Observatori me seli në Londër, deklaroi se nga sulmet e terroristëve të DAESH-it në Siri janë vrarë 2.196 civilë, ndërsa nga terroristët e Frontit Al Nusra u vranë 356 civilë, kurse nga sulmet e PYD-së, degës siriane të organizatës terroriste PKK, u vranë të paktën 416 civilë.

Në sulmet ajrore të forcave të koalicioni kundër DAESH-it u vranë të paktën 311 civilë, ndërsa në sulmet e opozitës së moderuar siriane në pesë vitet e fundit të luftës siriane janë vrarë 2.959 njerëz.

Observatori më tej thekson se në luftën siriane janë vranë 21 mijë e 387 gra, nga të cilat 19 mijë e 427 u vranë në sulmet e regjimit sirian. Nga sulmet ajrore ruse u vranë 286 gra, ndërsa në sulmet e DAESH-it u vranë 337 gra, forcat ajrore të koalicionit 82 gra, Fronti Al Nusra 68 gra, PYD-44 gra dhe nga grupet e panjohura u vranë 1.143 siriane.

Në luftën siriane jetën e humbën të paktën 20 mijë fëmijë, prej të cilëve 19 mijë e 594 nga sulmet e regjimit sirian dhe 307 në sulmet e DAESH-it.

Në raportet e mëparshme të Observatorit bëhet e ditur se më shumë se 12 mijë të burgosur u vranë me tortura nga forcat siriane të sigurisë të kryesuar nga presidenti Assad.

Sipas këtyre raporteve, në pesë vitet e luftës në Siri janë vrarë të paktën edhe 536 gazetarë, ku 479 prej tyre u vranë në sulmet e forcave të regjimit.

Më shumë se 900 njerëz kanë vdekur nga uria në qytetet që ishin nën rrethim nga forcat besnike të qeverisë së Assadit në Damask.

Raportet nga Siria gjithashtu tregojnë për bilancin e tmerrshëm, ku u vranë më shumë se 600 mjekë, u shkatërruan mbi 4 mijë shkolla dhe më shumë se 2 mijë e 100 xhami.

Artikulli paraprakThirrja e studentes 21-vjeçare për kolegët e saj pasi gati vdiq nga mbidoza e alkoolit
Artikulli vijuesVIDEO – A bën Muslimani me hy në tripa (në Filma)