Francois Holland dhe Angela Merkel kanë vendosur ta paraqesin një propozim të përbashkët për organizimin e pritjes së refugjatëve dhe vendosjen e tyre në Europë.
Vendimi për të paraqitur një propozim për zgjidhjen e krizës së refugjatëve nga Lindja e Mesme drejt Europës, ka ardhur pas numrit të madh të të vdekurve gjatë udhëtimit nga një shtet në tjetrin, njofton Pallati Elise, transmeton Indeksonline.
“Këta burra e gra me familjet e tyre po ikin nga lufta dhe persekutimi. Ata kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare dhe këtë ua kemi borxh. Konventat e Gjenevës të miratuara pas luftës, janë të detyrueshme për të gjitha vendet. Europa duhet t’i mbrojë ata ngaqë ajo paraqet shpresën e fundit për ta”, thuhet në deklaratë.
Ky është plani i cili thuhet të jetë në propozim:
Shumica e refugjatëve, 35.000 prej tyre, do të vendosen në Gjermani.
Në Francë do të shkojnë 26.000, Spanjë 16.000 ndërsa në Britani të Madhe do të duhet të shkonin 17.000, por ata kanë vendosur që të mos marrin pjesë në planin e përbashkët.
Polonia do të marrë rreth 10.000 refugjatë, Holanda rreth 8.000, Portugalia do të marrë 7.200, Rumania 6.900, Republika Çeke 5.500, Suedia do të pranojë rreth 5.400, në Belgjikë do të vendosen rreth 5.300, Austria rreth 4.800 dhe Kroacia 3.200. Këtu ka një përjashtim sepse thuhet se Kroacia do të duhej të pranonte rreth 700 refugjatë.
Përveq kësaj, në bazë të dokumenteve që thuhet të kenë rrjedhur nga BE-ja, Hungaria tash në territorin e saj ka 54.000 refugjatë, Italia ka 39.600 dhe Greqia ka 66.400 refugjatë.
You Might also Like
Gashi: E kam refuzuar këtë ekip për Shqipërinë
Shkëlzen Gashi ka bërë të ditur se refuzoi interesimin nga ekipi i Zvicrës për të…
By
2 Min Read
A meriton Maqedonia 24 milion euro për “dajakun”, që ua dha refugjatëve ?
KE ka marrë vendim për të ndihmuar financiarisht Maqedoninë për emigrantët me 24 milion euro…
By
3 Min Read
"Al Jazeera” publikon kabllograme sekrete të Mossadit: “Irani nuk po përpiqej për ndërtimin e bombës bërthamore”. Netanjahu deklaroi të kundërtën
Njësia Investiguese e “Al Jazeera”, ka publikuar së fundmi disa informacione që kanë për autorësi…
By
1 Min Read
Lëvizja BESA: Mos të bëhen kalkulime politike me rastin “Monstra”
Një nga kushtet themelore për normalizimin e Maqedonisë, e cila duhet fuqishëm të diskutohet në…
By
2 Min Read
MBYLLJA E KUFIRIT PAS SULMIT NË EGJIPT GODET POPULLIN E GAZËS
Pas sulmit në Gadishullin Sina të Egjiptit ku humbën jetën 16 roje kufitare, mbyllja e…
By
1 Min Read
Shimon Peres: "Pa mbështetjen e SHBA-ve Izraeli është në rrezik zhdukjeje"
Tel Avivi kurrsesi nuk duhet të humbasë mbështetjen e Washington-it, deklaroi Presidenti izraelit Shimon Peres…
By
1 Min Read
