Ministria e Mjedisit, e drejtuar nga Ferid Agani, ende nuk ka marrë asnjë masë ndaj zyrtarëve të dyshuar për keqpërdorimin 100 milionësh në mbledhjen e taksës së ujit.
Krejt çka është bërë deri tash në lidhje me keqpërdorimet në këtë ministri është raporti i dërguar në Prokurorinë e Kosovës, e cila po merret e heton këtë rast.
Keqpërdorimet në mbledhjen e taksës së ujit për herë të parë janë raportuar nga Gazeta Fjala.
Ministria e mjedisit në një përgjigje zyrtare e ka konfirmuar dërgimin e rastit në prokurori.
“Ministri Agani, përkitazi me këtë problematik ka kërkuar nga zyrtarët e ministrisë të përpilohet një raport i detajuar, i cili është dërguar në prokurori për t’u sqaruar, ndërsa do të veprojmë në bazë të rezultateve të hetimeve”, thuhet në këtë përgjigje.
Masa deri tash nuk janë marrë as për kompanitë borxhlinj, të cilat i kanë ikur taksës së ujit, e që kanë qenë të obliguara ta paguajnë bazuar në Udhëzimin Administrativ 06/2006.
Sipas përgjigjes zyrtare nga ministria e ambientit kompanitë që nuk kanë paguar taksën e paraparë, janë dërguar në gjykatë. Por se masat ndaj tyre pritet të merren më vonë.
“Edhe për këtë çështje duhet të presim vendimin e organeve të drejtësisë”.
Por nga ana tjetër burime të gazetës Fjala bëjnë të ditur se për asnjërën nga këto kompani nuk ka një vendim financiare për miliona euro borxhe që ato i kanë shtetit.
“Zyrtarët e ministrisë me qëllim po e anashkalojnë kompanitë ambalazhuese të ujit duke toleruar mos pagesën e taksës”, ka thënë ky burim për Gazetën Fjala.
You Might also Like
EURO 2016, nesër Shqipëria përballë Francës
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Francës do të luhet në stadiumin Velodrome në Marsejë në ora…
By
Redaksia
2 Min Read
“Ashtu siç shikojmë organizatën terroriste ashtu shikojmë edhe ato që mbrojnë tezat e saj”
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan ka theksuar se: "Nëse Bashkimi Europian është aq i gatshëm…
By
Redaksia
0 Min Read
Ahmeti ngushëllon Turqinë: Jemi pranë jush
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim pas sulmit të mbrëmshëm terrorist në qendër të kryeqytetit…
By
Redaksia
2 Min Read
U shtrua iftar nga Radio Pendimi ku të ftuar ishin hoxhallarët e trevave Shqiptare
Natën e 29 të Ramazanit (15.05.2015) u shtrua iftar nga Radio Pendimi ku të ftuar…
By
Redaksia
1 Min Read
Mehmet Gormez për vizitë në Mal të Zi
Kryetari i Bordit të Çështjeve Fetare të Turqisë prof. dr. Mehmet Gormez në kuadër të…
By
Redaksia
2 Min Read
Gjithçka që duhet të dini rreth iPhone 7
Modeli më i ri i serisë së iPhone pritet të dalë në shtator dhe të…
By
Redaksia
7 Min Read
