Në stinën e verës të gjithë duam të rrimë në një ambjent të freskët dhe të rehatshëm, sidomos në shtëpi. Kondicineri nuk e vetmja zgjidhje. Freskinë dhe qetësinë në shtëpi mund ta realizojmë përmes ngjyrave, arredimit, bimëve etj. Në fakt, këto elemente nuk mund të ulin drejtpërdrejt temperaturën e shtëpisë, por mund të ulin stresin dhe zjarrin e brendshëm të trupit tonë, duke na sjellë ndjenjën e freskisë. Ja disa metoda efikase.
1. Çarçaf prej materialeve natyrore
Në tregje shiten shumë lloje çarçarfësh prej materialesh bimore, si bambu, li, pambuk etj. Këta çarçafë këshillohen shumë pasi thithin djersën, ulin temperaturën e trupit dhe ndihmojnë në ajrosje. Ata gjithashtu janë të përshtatshëm për të gjitha moshat dhe mund t’ju sjellin freski natyrore.
2. Ngjyrat e çelëta për një ambjent relaksues
Nëse dëshironi të keni një përshtypje freskie dhe relaksi në dhomën tuaj, mund të zgjidhni ngjyrën e bardhë si sfond në dhomë. Ngjyra e bardhë jo vetëm mund të krijojë ndjenjën e hapësirës më të madhe të dhomës, por shton gjithashtu atmosferën e qetë dhe të ndritshme, duke stabilizuar humorin tuaj. Përveç kësaj, ngjyrat e ftohta në dhomë mund të sjellë ndjenjën e gjakftohtësisë. Mirë është që të gjeni një balancë mes ngjyrave të forta dhe atyre të çelëta për të gjetur balancë edhe në humorin tuaj, mos përdorni vetëm nga një lloj ngjyre pasi kjo do të ndikojë shumë tek ju, sidomos kur ngjyrat janë tepër të errëta. Në stinën e verës mund ta dekoroni shtëpinë me aksesorë të vegjël me ngjyra të lehta, si një abazhur i bardhë, tapet blu etj.
3. Më pak mobilje në shtëpi
Nëse shtëpia juaj është e tejmbushur me orendi mund të shkaktojë një ndjenje rëndese në humorin tuaj. Prandaj duhet të lini hapësirë të bollshme për të lejuar ajrin dhe energjinë të lëvizë lirshëm. Mundohuni ta arredoni shtëpinë në atë mënyrë që të ndiheni mirë sa hyni në të.
4. Përzgjidhni pëlhura me ngjyrë të çelët
Mundohuni që perdet apo pëlhurat e tjera në shtëpi t’i zgjidhni me ngjyra të çelëta sidomos gjatë stinës së verës. Këshillohet ngjyra e bardhë, e gjelbër ose blu. Mbuloni tavolinën me të tilla pëlhura. Do të ndikojë shumë në humorin tuaj, sigurisht pozitivisht. Gjithashtu perdet duhet të jenë sa më të holla dhe të çelëta në verë, pasi krijon një ndjenjë të rehatshme. MIrë është që perdet të mos kenë shumë motive, më mirë preferoni ato lisho. Edhe mbulesat e divanëve apo kolltuqeve vendosini të çelëta për atmosferë të këndshme.
5. Mobiljet më mirë të jenë prej druri
Nëse dëshironi një dhomë me atmosferë të freskët, duhet të përzgjidhni mobiljet me materiale të përshtatshme. Për shembull, mobiljet prej druri janë një zgjedhje e përshtatshme për të kaluar një verë të freskët. Por materialet që mund ta sjellin përshtypjen më të fortë të freskët janë xhami dhe metalet, të cilat janë shumë të freskët dhe kanë nivelin e lartë reflektues. Kur shikojmë këto mobilje, mund të ndiejmë ftohtësi. Nëse vendosni porcelan të bardha mbi tavolinën e xhamit, mund të forcohet më tej ndjesia e freskisë.
6. Punimet artizanale shtojnë qetësinë
Disa suvenirë shtojnë freskinë e dhomës. Mund të vendosni enë kristali, produkte qeramike etj, ose guaska deti të vendosura në një vazo pranë dritares. Nën ndriçimin e diellit, kjo poçe mund të reflektojë ngjyrat. Ose mund të gjeni një kosh të vogël për këto guaska dhe vendosni këtë mbi tavolinën e ngrënies. Guaskat mund t’ju sjellin shijen e freskët nga deti tek shtëpia.
7. Lulet sjellin shumë gjallëri dhe freski
Nëse pëlqeni lulet mund të zgjidhni ato kacavjerrëse dhe t’i vendosni në qoshe të murit, për të shtuar më shumë hapësirën e ngjyrës së gjelbër, duke sjellë edhe freski në dhomë.
8. Zëra që mund të sjellin qetësi
Për shembull, inxhizime të detit, zërimet e pyllit me erëra, cicërima të zogjve, e të ngjashme kjo mund të krijojë atmosferën e ngjashme nga deti, pylli etj.
Mbi të gjitha, dëgjimi i Kur’anit qetëson mendjet dhe zemrat, ndikon në trupin por edhe në mendjen e shpirtin tonë./kohaislame.com