Policia e Kosovës është vënë sërish në kërkim të Agim Madanit, shtetasit nga Shqipëria, i cili plagosi me AK-47 një oficer policie në Pejë.
Megjithatë, Xhevat Ibraj, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës, i ka thënë KTV-së se Policia nuk ka mundur ende ta arrestojë të dyshuarin. Ai ka thënë se lajmi për arrestimin e tij nuk është i vërtetë.
“Jemi vënë në kërkim të tij dhe në momentin që do ta arrestojmë do të informojmë publikun”, ka thënë ai për KTV-në.