Rreth 600 refugjat sot me trenin e parë nga stacioni hekurudhor në Gjevgjeli janë nisur për në Tabanoc, përderisa gjatë ditës së djeshme kanë kapërcyer katër trena special me rreth 2500 refugjatë, informojnë nga stacioni hekurudhor.
Rezultatet e përmbledhura nga transiti i djeshëm i refugjatëve nëpër Maqedoni gjatë dy ditëve të kaluara, tregojnë për qetësim të situatës në kufirin jugor dhe uljen e numrit të refugjatëve të cilët nga Greqia arrijnë në kampin pranues në Gjevgjeli.
Sipas UNHCR dhe Kryqit të kuq, numri i refugjatëve që dje nga Gjevgjelia janë nisur për në Tabanoc ka qenë rreth 3.000, ndërsa një pjesë e refugjatëve për transport kanë shfrytëzuar autobus dhe taksi, transmeton zhurnal.mk