Kërçovë, incident me armë zjarri

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, 29 vjeçari me iniciale I.M., në stacionin policor në Kërçovë, ka njoftuar se në shtëpinë e R.M., është qëlluar me armë nga V.M. (52) babai i tij. Pjestarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) pasi kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë konstatuar se me armë gjuetie është gjuajtur nga jashtë përmes një dritare të hapur brenda shtëpisë, në një dhomë, ku ishin të pranishëm disa njerëz.

Pas ngjarjes, V.M. është arrestuar dhe ndaluar në stacionin policor në Kërçovë, për procedurë të mëtejshme ligjore.

Artikulli paraprak26-vjeçarja ikë me të dashurin dhe i thotë burrit: Më rrëmbyen 4 vetë me maska
Artikulli vijuesDrenas, përleshje mes motrave