Bibliotekat e 10 shkollave të Prishtinës pasurohen me 35 mijë libra

Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi bëri të ditur se ka shpërndarë 35 mijë libra në 10 biblioteka shkollore.

Një prej synimeve të Drejtorisë Komunale të Arsimit mbetet edhe ofrimi i kushteve për nxënës me qëllim të përmirësimit të aftësive në lexim, për të cilën gjë në tre shkolla të Komunës së Prishtinës ka filluar edhe mësimi tërëditor që një prej synimeve kryesore e ka edhe përmirësimin e arritshmërisë së nxënësve në aftësi bazike: gjuhë dhe komunikim (kulturë e të folurit, shkruarit, lexuarit) dhe matematikë (logjikë), thekson njoftimi.

Në kuadër të realizimit të këtij objektivi, tashmë ka filluar furnizimi me libra në 10 shkolla. Në secilën prej tyre janë shpërndarë nga 3.500 ekzemplarë me nga 100 tituj të rinj për bibliotekat shkollore. Në procedurë të tenderimit janë edhe 35 mijë libra të rinj që do të shpërndahen në dhjetë shkolla të tjera.

Artikulli paraprakRusia gati për trupa tokësore në Siri?
Artikulli vijuesSkandal: 300 mijë euro u investuan për ndërtimin e shkollës – nuk ka nxënës