Mesazh urimi i kryetarit të RDK-së Memedi për festën e Kurban Bajramit

Kryetari i RDK-së Vesel Memedi në emrin e tij personal dhe në emër të RDK-së, të gjithë shqiptarëve të besimit Islam ua uron festën e Kurban Bajramit me dëshirat më të mira për shëndet, lumturi dhe mirëqenie.

“Të nderuar besimtarë të besimit Islam, kremtimi i festës së Kurban Bajramit është rikujtimi më madhështor që njeh historia e njerëzimit për aktin e sakrificës në emër të Zotit, si një sprovë e lartë për qëndrueshmërinë tonë ndaj respektimit të urdhërave të Plotëfuqishmit.

Kurban Bajrami tejkalon çdo kufi dhe shtrihet mbi dimenzionet e jetës humane. Akti i sakrificës që simbolizon këtë festë, është karakteristikë e bukur dhe e madhe njerëzore që në thellësi reflekton bujari dhe mirësi. Kjo ditë përkujton momentin kur individi mban nën kontroll të gjitha dëshirat, dhe ushtron një vet-kontroll të shëndoshë me testimet e jetës diciplinore.

Në këtë ditë të madhërishme të shprehjes së besimit dhe të një çasti kremtimi për të gjithë besimtarët muslimanë kur shtohet dhe forcohet më shumë ndjenja e humanitetit, solidaritetit, bamirësisë dhe mëshirës, uroj që të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të punojmë për një të ardhme sa më të mirë për kombin tonë”, thuhet në urim.

 

Artikulli paraprakKriza me refugjatët – KE-j: Për Maqedoinë 17 milionë, e jo 700 miliardë euro
Artikulli vijuesIvanov në lutjen e Bajramit në xhaminë në Shuto Orizarë