A.K. njëri nga haxhinjtë kosovarë që ndodhet në Arabinë Sauditë i ka thënë para pak çastesh Indeksonline se gjithçka është në rregull me ta dhe nuk ka vend për shqetësim.
“Si çdo vit ka pas shumë pak vonesa. Shumë mirë jemi. Jemi duke udhëtuar për në Medinë dhe nuk ka asnjë problem. Ato që janë raportuar për bllokimi dhe gjëra tjera, janë tërësisht të pavërteta dhe propgandë e dëmshme”, ka thënë A.K.
Të kujtojmë se Klan Kosova raportoi më herët se 800 haxhinjtë nga Kosova që kanë shkuar për të kryer haxhin këto ditë, tash kanë mbetur të bllokuar në Mekë.
Sipas burimeve të Klan Kosovës, sot që nga ora 15:00 deri në këto momente ata kanë mbetur të ngujuar nëpër autobusë dhe askush nuk është duke u marrë me ta. Ata nuk kanë asnjë informacion se kur mund të nisen.
Më herët: Haxhinjtë nga Kosova bllokohen në Mekë
Sipas disa informatave nga haxhinjtë kosovarë që janë në Mekë, por ende të pakonfirmuara nga zyrtarët e BIK-ut, 800 haxhinjtë nga Kosova që kanë shkuar për të kryer haxhin këto ditë, tash kanë mbetur të bllokuar në Mekë, njofton Klan Kosova.
Sipas burimeve të Klan Kosovës, sot që nga ora 15:00 deri në këto momente ata kanë mbetur të ngujuar nëpër autobusë dhe askush nuk është duke u marrë me ta. Ata nuk kanë asnjë informacion se kur mund të nisen.
Plani ka qenë që nga qyteti i Mekës të bëhet nisja për në Medinë, por deri më tash kjo nuk ka ndodhur dhe nuk dihen arsyet për bllokimin e autobusëve të tyre.
Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe nuk ka arsye për brengosje, mirëpo problemi është se kanë mbetur në duke pritur për një periudhë të gjatë, njofton Klan Kosova.
You Might also Like
Ofenzivë e madhe e kryengritësve sirianë
Armata kryengritëse çlirimtare siriane (SSA) mbrëmë kumtoi se filloi ofensivë të madhe kundër forcave qeveritare.…
By
2 Min Read
Ambasadori Amerikan Lu e tha të vërtetën: Në zgjedhje pamë gangsterë partish, abuzimet janë tradhti ndaj shqiptarëve
Ambasadori Donald Lu ka folur sot në tryezën për korrupsioni zgjedhor, ndërsa tha se vullneti…
By
1 Min Read
Gjermani vazhdon lufta ndaj Islamit: Ndalohen disa shoqata islame
Ndalohen disa shoqata "selefiste radikale" në në Frankfurt dhe landin Nordrhein-Westfalen.Policia gjermane ndërmori një aksion…
By
2 Min Read
Gati caqet për sulm kundër Sirisë?
Gazeta e njohur britanike, The Sunday Times, shkruan se Britania e Madhe dhe Shtetet e…
By
2 Min Read
Në Libi u rrëmbye këshilltari i Kryeministrit
Këshilltari i Kryeministrit të Libisë, Mohammed Al-Ghattous, u rrëmbye nga persona të panjohur në makinën…
By
1 Min Read
Haki Abazi: Djegia e veturës sot është e njejtë me pshurrjen kundërevulocionare në vitet Jugosllavisë
Ne Janarin e vitit 1987, ne mengjes heret, tre insptektore te sigurimit erdhen ne klasen…
By
3 Min Read
