Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka zhvilluar një takim, në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, me kryeministrin e Republikës së Turqisë, Ahmet Davutoglu.
Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi dhe ministri Bekim Çollaku, kryeministri Mustafa, e njoftoi homologun turk për të arriturat në Kosovë, në shumë fusha.
Kryeministri Isa Mustafa kërkoi mbështetjen e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, si dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.
Sipas një komunikate të Qeverisë së Kosovës, Mustafa shprehu vullnetin për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, vlerësoi të arriturat në Kosovë, si dhe maturinë dhe vizionin e dëshmuar nga Kosova në proceset e fundit që lidhen me bashkëpunimin rajonal.
Kryeministri Davutoglu po ashtu shprehu përkrahje të fuqishme për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, si dhe në hapat e tjerë që lidhen me fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar t ë Kosovës.
Kryeministri turk po ashtu theksoi vullnetin për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
You Might also Like
Mërgimtarët presin nga 3 orë në Merdare
https://www.youtube.com/watch?v=Ag2xb54iZ9k
By
Redaksia
0 Min Read
Kush është populli më gënjeshtar në botë?
A e dini se personat e cilës kombësi gënjejnë më shumë? Kinezët u “shpallën” si…
By
Redaksia
1 Min Read
Erdogan: BE po na mashtron që nga viti 1963
Kryetari turk Rexhep Taip Erdogan thotë se Turqia e ka merituar kaherë Marrëveshjen e Schengenit…
By
Redaksia
1 Min Read
Bruksel, asgjësohet një jelek kamikaz i pashpërthyer
Sipas kanalit televiziv VTM të Belgjikës theksohet se në aeroportin "Zaventem" ku ndodhën dy shpërthimet…
By
Redaksia
1 Min Read
Biznesmeni Tafa dërgohet në Prokurori
Policia për krime ekonomike ka bastisur shtëpinë e biznesmenit Aziz Tafa. Aksioni është duke u…
By
Redaksia
2 Min Read
Autobusi bie në humnerë, humbin jetën 15 persona
Si pasojë e rënies në një greminë të një autobusi udhëtarësh në jug-lindje të Brazilit…
By
Redaksia
2 Min Read
