Platforma 10-pikëshe serbe: Të ruhet Kosova brenda Serbisë

Partia Demokratike e Serbisë (DSS) ka miratuar një platformë, që mes tjerash, do të fokusohet edhe në “ruajtjen e Kosovës dhe Metohisë brenda Serbisë”, ka njoftuar sot partia, raportojnë mediat serbe.
Platforma e miratuar, siç është thënë, përbëhet nga 10 pika dhe titullohet “Shteti i lirisë dhe drejtësisë”.

Në pikën e parë është shkruar mbrojtja e integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit përmes ndërtimit të kapaciteteve, që do të përqendrohet në ruajtjen e Kosovës brenda Serbisë.

Pikat tjera kanë të bëjnë me organizimin e brendshëm politik dhe ekonomik të Serbisë, si dhe integrimin në organizata dhe bashkësi të ndryshme ndërkombëtare.

Artikulli paraprakISHIM, JEMI DHE DO TË JEMI PAQËSOR
Artikulli vijuesDokumenti sekret, Blair e Bush gënjyen për luftën në Irak (Dokument)