Suedezët ksenofob, i vëjnë zjarrin ndërtesës së refugjatëve

Në rajonin Munkedal në perëndim të Suedisë ka shpërthyer zjarri në ndërtesën ku po qëndronin 14 refugjatë.

Sipas lajmit të televizionit shtetëror suedez SVT theksohet se në rajonin Munkedal janë evakuuar me shpejtësi 14 refugjatë pasi persona ende të pa identifikuar i kanë vënë zjarrin ndërtesës. Ndërkohë bëhet e ditur se zjarri është fikur nga ekipet e zjarrëfikësve dhe se situata është nën kontroll.

Mikael Claesson, nga Departamenti i policisë në Munkedal ka njoftuar se kanë gjetur prova se zjarri ka shpërthyer si rezultat ie zjarrvënies. Claesson ka theksuar se po vazhdojnë hetimet dhe se deri më tani ende nuk ka ndonjë të dyshuar në lidhje me incidentin.

Artikulli paraprakErdoğan kritikon Nobelin, japin çmime vetëm me porosi
Artikulli vijuesVIDEO – Më lëndojnë disa familjar për shkak praktikimit të Sunnetit