Hakerët nga Kosova, të njohur si KNS kanë sulmuar dhe kanë hakuar faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë.
Faqja zyrtare e internetit deri në mbrëmje nuk ishte e kyçur dhe në ballinën e saj ishte vendosur logoja e KNS me porosinë “Ne jemi legjenda që asnjëherë nuk do të vdesim”, raporton ina.
“Mjaftë më fyerje dhe shtypje ndaj shqiptarëve, nuk ka më heshtje, ka ardhur fundi i durimit tonë, ne e duam vendin tonë. Mitrovica, Presheva, Bujanoci, Gostivari, duam kthimin e trojeve tona”, kanë porositur hakerët e KNS. MPB nuk ka dalur me ndonjë qëndrim apo reagim lidhur me këtë sulm, i cili vjen në kohën e debateve në Maqedoni lidhur me përdorimin dhe aplikimin e gjuhës shqipe nëpër faqet e internetit të institucioneve. Reagimi vjen gjithashtu pas deklaratës së ministres së brendshme, Gordana Jankullovska se nuk ka nevojë për gjuhën shqipe në faqen zyrtare të MPB-së./Indeksonline/kohaislame
You Might also Like
Vuçiq: Vëllezërit Bytyçi u vranë me gjakftohtësi
Rasti i vrasjes së tre vëllezërve Bytyçi - Agron, Mehmet dhe Ilir - mund të…
By
Redaksia
2 Min Read
Me fajin e saj, Qeveria zhgënjehet në BE-në
Analistët kosovarë, zhgënjimin e Qeverisë së Kosovës me Bashkimin Evropian dhe vlerësimet e larta për…
By
Redaksia
3 Min Read
Bala: Refugjati nga Kroacia bëhet ministër, shqiptari dëbohet
Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje Nazlije Bala ka reaguar për arrestimin e më pas deportimin nga…
By
Redaksia
1 Min Read
Krasniqi e Limaj votuan pro ndalimit të privatizimit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, deputeti Fatmir Limaj si dhe ish-ministrja Justina Shiroka…
By
Redaksia
2 Min Read
Policet që rrahën rojat e Vulinit dënohen me 9 vite burgim
Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për dënimin e 11 pjesëtareve të Njësisë për…
By
Redaksia
5 Min Read
KURTI THOTË SE VETËVENDOSJE PËRKRAH BARTJEN E SHAMIVE NË SHKOLLA
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se partia se cilës i takon është…
By
Redaksia
1 Min Read
