Krasniqi e Limaj votuan pro ndalimit të privatizimit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, deputeti Fatmir Limaj si dhe ish-ministrja Justina Shiroka -Pula nga PDK-ja kanë votuar pro stopimit të privatizimit, të propozuar nga lëvizja Vetëvendosje.

Përveç këtyre deputetëve edhe nga Koalicioni për Kosovën e Re pro ndaljes së privatizimit ka votuar Muhamet Mustafa si dhe dy ish-deputetët të këtij koalicioni, Emin Gërbeshi si dhe Amir Ahmeti.

Mocionin e Lëvizjes Vetëvendosje për ndalimin e procesit të privatizimit përveç opozitës e kanë mbështetur edhe deputetë të pozitës. Në mesin e deputetëve që kanë qenë pro ndalimit të privatizimit janë nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj, sekretari i kësaj partie, Jakup Krasniqi si dhe ish-ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka – Pula.

Edhe MuhametMustafa nga Koalicioni për Kosovën e Re ka qenë pro stopimit sikur

se edhe deputetët Amir Ahmeti dhe Emin Gërbeshi. Ky i fundit muaj më parë është përjashtuar nga AKR-ja e Behxhet Pacollit për shkak të qëndrimeve të tij.
Por disa deputet të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), nuk e kanë përkrahur mocionin e Vetëvendosjes, duke abstenuar.

Deputetët e AAK-së të cilët kanë abstenuar në votimin për ndalimin e procesit të privatizimit në vend janë Blerim Shala, Ardian Gjini, Burim Ramadani, Kymete Bajraktari, Bali Muharremi, Time Kadrijaj, Teuta Haxhiu.
Po ashtu në votim ka abstenuar edhe deputeti i PDK-së, Hydajet Hyseni.kohaislame

Artikulli paraprakRevolucion në panairin e librit?
Artikulli vijuesMO YAN,FITUES I ÇMIMIT NOBEL PËR LETËRSI