Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi i pranishëm sot në në ceremoninë e vënies së gurëthemelit të Hidrocentralit të Belajës në komunën e Deçanit tha se ky projekt, pritet të rritet në fazat e mëvonshme, duke zgjeruar kapacitetet gjeneruese të energjisë deri në 100 megavat, që nënkupton vlerën e investimeve prej 200 milionë eurove.
Sipas tij, ky investim dëshmon progresin e institucioneve në përmirësimin e infrastrukturës fizike dhe ligjore, si bazë për zhvillimin dhe fuqizimin e sektorit privat.
“Kosova tani po fillon të ndërtojë kapacitetet e saja gjeneruese të pastra, të gjelbra, të cilat nuk e dëmtojnë mjedisin. Kosova si shtet i ri është shtet i mundësive të mëdha, në veçanti në sektorin e energjisë, prandaj unë dua të besoj se ky është vetëm fillimi i investimeve të huaja në sektorin e energjisë për të vazhduar edhe më tutje”, u shpreh Thaçi, raporton noa.
Ai theksoi se Kosova është shtet i ri, shtet i mundësive të mëdha, shtet i mundësive për energji, miniera, për agrikulturë, qendër skijimi prej më atraktive në rajon në Brezovicë, ndërsa shtoi se Kosova është vend i ri, stabël dhe i sigurt për investime. Mirësevijnë të gjithë austriakët./Indeksonline/kohaislame
You Might also Like
Fushatë vetëdijesimi për rrezikun nga mjetet piroteknike
Zyrtarët e Komunës së Mitrovicës kanë nisur një fushatë vetëdijesimi me qëllim të parandalimit të…
By
Redaksia
1 Min Read
NESËR TESTI I MATURËS, DYFISHOHEN PYETJET
Drejtues të Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës kanë bërë të ditur se rreth 35 mijë…
By
Redaksia
2 Min Read
Pamje nga aksioni i Policisë së Kosovës në Zubin Potok
Aksioni i filluar në mëngjesin e ditës së sotme në Veri të Kosovës po vazhdon.…
By
Redaksia
1 Min Read
Thaçi: Kërkesa e Aganit për dorëheqje, shembull i qeverisjes së mirë
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, me kërkesë të ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid…
By
Redaksia
2 Min Read
Vuqiq: Shqiptarët po presin që SHBA t’ia kryej punët me Serbinë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se është sukses që pas dhjetë vjetësh Serbia kthehet…
By
Redaksia
3 Min Read
PTK u shit për 242 milionë euro, jo për 277 milionë
Ministri i Zhvillimit Ekonomike, Besim Beqaj ka thënë që përderisa bota është në krizë ekonomike,…
By
Redaksia
4 Min Read
