Izraeli ende merr më së shumti ndihma ushtarake në botë, por në Ballkan është Kosova ajo që përfiton nga ndihmat financiare amerikane për ushtri.
Këto ditë janë zbuluar ndihmat ushtarake amerikane për botën. Izraeli ende merr më së shumti ndihma ushtarake në botë, por në Ballkan është Kosova ajo që përfiton nga ndihmat financiare amerikane për ushtri.
Kosova, edhe pse nuk ka ende ushtri, merr ndihma financiare për ndërtim të ushtrisë në vlerë më të madhe se të gjithë fqinjët e vet.
Sipas një tabele të botuar në mediat amerikane, nga të gjitha shtetet fqinje të Republikës së Kosovës, Prishtina është përfituesja më e madhe e ndihmave ushtarake në mjete financiare dhe mjete ushtarake, përcjell RTK.
Kështu gjatë vitit të kaluar, Kosova ka përfituar 4 milionë euro donacione për ushtri, derisa Shqipëria kishte përfituar 2.6, Maqedonia 3.6, Serbia 1.8, Mali i Zi 1.2.
Në tërë kontinentin evropian, Kosova është vendi i gjashtë me nivelin e ndihmave ushtarake, menjëherë pas Polonisë, Rumanisë, Bullgarisë, Ukrainës dhe Bosnjës.
Këto ndihma janë të dedikuara për FSK-në dhe nuk hyjnë në kalkulim edhe shpenzimet e gjithëmbarshme prej disa qindra milionë euro për trupat e KFOR-it dhe bazën Bondsteel.